LEZHË-Arrestohen babë e bir në qyetin e Lezhës, iu gjet në banesë një sasi prej 161 kilogramë kanabis.
 
Mark Koca , 65 vjeç dhe djali i tij Leo(Rit) Koca, 35 vjeç kishin fshehur në 6 fuçi dhe në tre qese plastike sasinë e lëndës narkotike.
 
Babë e bir u arrestuan paraditen e sotme nga efektivët e Policisë së Lezhës ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. 

[gallery]21582[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com