Lezhë/ 45-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë, dërgohet te Trauma! Ja çfarë dyshohet (EMRI)

Lezhë/ 45-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë, dërgohet te Trauma! Ja çfarë dyshohet (EMRI)

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar është paraqitur i plagosur me armë zjarri në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Rasti është regjistruar pak pas mesnate, ndërsa i dëmtuari është shtetasi Mond Gjoka banues në fshatin Raboshtë.

Ai ka marrë një plagë në këmbës dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Lezhës është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

"Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia. 

Ndërkohë, policia e cila nisi hetimet në lidhje me rastin bën më dije se nga veprimet paraprake dyshohet se 45-vjeçari Mond Gjoka është vetëplagosur me armë zjarri pranë një lokali në fshatin Gryk Zezë të Lezhës.

Por, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti, për të parë nëse ka patur ndonjë konflikt mes personave të tjerë dhe 45-vjeçarit i cili paraprakisht nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë

PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë