Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

LEZHË - Policia e Lezhës ka zbuluar një garazh që ishte përshtatur për prodhimin e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 3 veta, si dhe janë sekuestruar 70 doza kanabis, 1 armë pistoletë me krehër dhe 2 radio marrëse-dhënëse.

U arrestuan nga Forcat Shqiponja gjatë operacionit 'Befasia': Rigers Marku, 24 vjeç, Reneo Përgjini, 24 vjeç dhe Erisolo Marku 24 vjeç. Nga hetimet rezultoi se Erisolo Marku kishte përshtatur garazhin e tij për veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në ambientet e këtij garazhi u gjetën dhe sekuestruan materialet e thëna më lart, ku dyshohet se 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak zotërohej nga Rigers Marku.

''Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:      

-E. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-R. P., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; 

-R. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. M. e kishte përshtatur garazhin e tij, për veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në ambientet e garazhit u gjetën 70 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi R. M., dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet.'', njofton policia.

Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimeve kriminale, teksa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.    

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin