LEZHË-Një zjarr ka përfshirë një hotel në zonën bregdetare të Tales në Lezhë. Burime për Report Tv mësojnë se nga flakët e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

Forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit. 

lezhe zjarr ne hotel
lezhe zjarr ne hotel
(Foto nga vendi i ngjarjes)


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com