Dështon dakordësia! Kuvendi short për vakancat e KLGJ e KLP nga radhët e avokatisë! Kandidatëve u duhen 84 vota

Dështon dakordësia! Kuvendi short për vakancat e KLGJ e KLP nga radhët e avokatisë! Kandidatëve u duhen 84 vota

Nënkomisioni i posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve dështoi të zgjidhte me dakordësi emrat që do t’i çohen për votim seancës plenare.

Si pasojë 4 kandidaturat për plotësimin e vakancave në institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë u zgjodhën me short sipas procedurës  ligjore.

Artan Reçi dhe Albens Tabaku janë dy kandidaturat nga radhët e avokatëve që do të votohen për anëtarë të KLGJ ndërsa Saimir Kola dhe Erind Mërkuri për anëtarë të KLP. Këta kandidatë duhet të marrin 84 vota në seancë plenare, në të kundërt procesi rifillon sërish në nënkomision.

Pas përsëritjes dhe 2 herë të procedurës, nëse nuk ka konsensus të përzgjedhurit për votimin e tretë konsiderohen të zgjedhur.

Ky proces është shoqëruar me debate pasi opozita e quajti të deformuar dhe akuzoi maxhorancën që po tenton të kapë institucionet e drejtësisë.

"Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund te japim konsensus për një proces të deformuar. Me thoni një rast kur keni dalë kundër raportit te Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë! Në konsensusin e japim vetëm mbi kushtetute. Nëqoftëse ju keni përcaktuar kush do te jete kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe nderhyrje e juaj. Ne jemi me kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E din gjithë Tirana, që njerëzit e Engjell Agaçit janë piketuar për kryetar te KLP"- u shpreh Bardhi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • X man: 13/06/2024 18:05

    Erindi e meriton eshte cun serioz po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median