Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ka vizituar zonat e izoluara nga bora në Librazhd në njësinë administrative Stravaj.
I shoqëruar nga kryetari i degës së PD Librazhd, Bujar Vreto dhe i degës së Prrenjasit, Ardian Vreto, anëtari i kryesisë së PD, ka parë nga afër situatën e rëndë që po kalojnë zonat e thella si rezultat i ngricave dhe reshjeve të dendura të borës.
"Librazhd, një ditë nga përditshmëria e zonave të bllokuara nga acari dhe të lëna në harresë nga qeveria. Varfëria dhe deshperimi i perditshem perpiqet te mbytet me raki, billardo, domino dhe me shpresen se e nesermja do te behet me mire!", shkruan në Facebook, Salianji.
Banorët i janë ankuar Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD se asnjë prej përfaqësuesve të pushtetit nuk u është gjendur pranë në këto ditë të vështira, ndërsa ankohen për probleme në furnizimin me energji elektrike dhe mungesën e ushqimeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com