Lille pa portier 30 minutat e fundit
pëson 3 gola në 14 minuta /VIDEO

Strasbourg ka fituar me 3-0 përballë Lille, e cila mbeti pa portier në 30 minutat e fundit të ndeshjes.
 
Tekniku i Lille, Marcelo Bielsa bëri një gabim të madh në përballjen me Strasbourg duke kryer 3 ndërrime në pjesën e parë në minutat 12’, 18’ dhe 38’ pa menduar se çfarë mund të ndodhte në të dytën.
 
Gafa e portierit Mike Maignan bëri që ai të ndëshkohet me karton të kuq, pasi portieri u përfshi në një përplasje me një lojtar kundërshtar dhe e goditi atë me top në kokë dhe për këtë gjest gjyqtari nuk mendoi dy herë dhe e nxorri jashtë në minutën e 63.
 
Për shkak se tekniku Bielsa i kishtë bërë të gjitha zëvendësimet që në pjesën e parë, në portë hyri sulmuesi Nicolas de Preville, i cili pësoi menjëherë gol.
 
Pas tij në portë më pas hyri mbrojtësi, Ibrahim Amadou, i cili pësoi edhe 2 gola deri në fund të takimit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis