Lirimi i Xhakes, Abdiu: Gjykata
të shkrihet dhe ndjekje penale

Lirimi i Xhakes, Abdiu: Gjykata<br />të shkrihet dhe ndjekje penale
TIRANE- Ish-kreu i Kushtetueses Fehmi Abdiu deklaron se gjyqtarët e Durrësit që kanë gjykuar vrasësin e kryekomisarit të Shijakut mbajnë përgjegjësi penale për faktin se nuk kanë publikuar vendimin e arsyetuar për një vit e gjysmë. Në një intervistë  të botuar sot në gazetën "Shqiptarja.com" Abdiu, aktualisht zv.rektori i Universitetit "Iliria" thotë se gjykata e Durrësit duhet shkrirë në tërë piramidën e saj të përgjegjësisë.

Ai nënvizon se të gjithë përgjegjësit që nga trupi gjykues, sekretari, kancelari dhe kryetari i gjykatës duhet të mbajnë përgjegjësi penale, pasi është shkelur Kushtetuta dhe ligji.

"Të shkrihet dhe të përvëlohet. Nëse ka shkelje flagrante, ka mjaft të tjerë që mund t'i zëvendësojë ata që kanë shkelur ligjin" - deklaron Abdiu.

Njëherësh Abdiu vlerësoi bashkimin e votave të mazhorancës dhe opozitës për miratimin e ligjit për kufizimin e imunitetit, ndërsa shfaqi keqardhjen për refuzimin nga ana e mazhorancës të paketës së propozimeve për ndryshime kushtetuese të PS, që sipas tij ishin interesate dhe mjaft të domosdoshme.


GAFAT NE VENDIMIN E LIRIMIT

nertian alibali dhe vendimi i tij per ilir xhakjen me <a style=gafa " src="http://www.shqiptarja.com/foto/60235.jpg" />
Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Durrësit, Neritan Tabakut që shpall të pafajshëm Ilir Xhaken u zbulua disa muaj pas publikimit të vendimit dhe është zbardhur në kohë rekord. Këtë e shpjegojnë  dhe gabimet ortografike të shumta në këtë vendim, ndërkohë që emri i gjyqtarit është i njëjtë me atë të sekretares .(Ne foto lart faksimile e vendimit dhe gjyqtari Neritan Tabaku.)

Intervistën e plotë dhënë për gazetarin Jakin Marena e lexoni në gazetën Shqiptarja.com. Ne gazete keni te zbardhur dhe vendimin e plote te lirimit te Ilir Xhakes.  LEXONI INTERVISTEN E PLOTE

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë