Shpresa për një duartrokitje jete...dhe agonia nga heshtja e vdekjes! EMRAT e 24 shqiptarëve që u shuan nën rrënoja!

TIRANË - Duartrokitjet japin lajmin e mirë...një tjetër jetë është shpëtuar, ka mposhtur rrënojat, temperaturat e ulëta, mungesën e oksigjenit! Heshtja flet shumë, tregon një të vërtetë që askush nuk do donte ta dëgjonte, bëhet fjalë për një viktimë.

Pas më shumë se 20 orëve që nga lëkundja më e fortë prej 6.4 ballë mëngjesin kësaj të marte (03:54) janë raportuar 24 jetë të humbura, dhjetëra njerëz nën rrënoja dhe dëme të shumta materiale. Mes historive të trishta, familjeve që ndahen mes dy botëve, mungesës së informacionit të saktë mes një situatë më shumë se kaotike, një tragjedi, Shqiptarja.com ka arritur të përpilojë një listë paraprake të personave që kanë humbur jetën, bazuar në informacionet e raportuara deri më tani nga gazetarët që prej orësh janë në terren.

Një listë me më shumë se 20 emra, ku fatkeqësisht ky tërmet nuk ka kursyer fëmijë, të moshuar madje në Thumanë është shuar një familje me 7 anëtarë.

Diena Meçaj 30 vjeç së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare
Isa Abazi, 32 vjeç
Shemsedin Abazi, 36 vjeç (vëllezërit nga Kosova)
Kristian Reçi 24 vjeç (I riu i cili kishte vetëm dy ditë që kishte dalë nga burgu)
Sardi Çuka dhe nëna e tij (nuk dihet identiteti)
Evi Kardashi (Balerina në "Miramare" në Durrës)
Sadete Lala
Emilio Lala

Ilir Lala (i paralizuar, në një familje me Sadeten)
Drita Cakoni (15-vjeçarja që e kërkonte daja e saj me pasaportë në dorë)
Bukurie Leka 70-vjeç
Ersid Hoxholli 32-vjeç (ra nga ballloni në Mamurras)
Erisa Cara
Almir Cara
Fatmira Cara
Anthi Cara
Sadajana Cara
Stela Cara

Hasan Cara (Të shtatë viktimat familjarë me njëri-tjetrin)
Bajram Hajdarmataj (Kryekomisari dhe Pedagogu)
Një i ri në Thumanë (ende i paidentifikuar)

Kërkimet vijojnë në dy zonat më të prekura nga lëkundjet e fuqishme sizmike,  Thumana në Fushë-Krujë dhe disa zona të qytetit bregdetar të Durrësit, Këneta, pallati gjashtë katësh afër Kryqit të Kuq, Vila po në Durrës...me shpresën se duartrokitjet do të mundin heshtjet vrastare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin! Veliaj: Nxitje dhe ogur i mirë për të ardhmen e sportit në Shqipëri

U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin! Veliaj: Nxitje dhe ogur i mirë për të ardhmen e sportit në Shqipëri