Prokuroria e Tiranës i kërkon policisë që më datë 21 Qershor, ditën  e protestës së 9 kombëtare të opozitës, të bëjë shoqërimin e detyrueshëm për kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në këtë mënyrë, kreu i opozitës ka edhe 3 ditë kohë që të paraqitet pranë organit të akuzës, e të dëshmojë në cilësinë e të pandehurit. Lulzim Basha pritej të paraqitej në prokurori mëngjesin e kësaj të hëne, ku do të pyetej lidhur me kontratat e lobimit rus, por nuk iu përgjigj ftesës me arsyetimin se prokuroria nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Pyetja e Bashës do të bëhet nga tre prokurorët Gjergji Tako, Kolë Hysenaj dhe Ervin Karanxha. Së bashku me Bashën nën hetim janë marrë edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani, si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD.

Ata akuzohen për pastrim parash dhe falsifikimi formulari, duke mos justifikuar shumën prej 650 mijë dollarësh, paguar lobistit Nik Muzin.