Loja e shifrave, që nuk po e shantazhon dot  Bashën

Loja e shifrave, që nuk po e shantazhon dot  Bashën

Përpjekja për të krijuar një mit të rremë për pjesëmarrjen në mitingun e Ilir Metës, po vjen nga të gjitha palët. Përkundër një mitingu që ishte nën nivelin e një mitingu të vakët të PD, nga ata që dilnin me bezdi kur paralajmërohej që nuk do hidhnin Molotov, për herë të parë askush nuk ka dëshirë të përfshihet në këtë debat.

Edi Rama duket që është I kënaqur me lojën e shifrave, pasi droni I tij I transmetoi ata që ishin dhe aq sa ishin. Por duket që atij I pëlqen që nga tetë apo dhjetë mijë, Ilir Meta I bëri përmes gazetave të tij 80 apo 100 mijë. Pastaj edhe më I lumtur që Berisha i bëri sa I bën çdo miting, 500 mijë. Që të jemi pak të qartë 500 mijë njerëz duhet të mbushesh nga Universiteti tek Treni dhe të jenë dhe ca nga unaza drejt Zogut zi, ndërkohë që turma nuk shkonte dot nga Presidenca te Rogneri.

Por për herë të parë askush nuk do debat për këtë gjë. Të gjithë duan që të jenë shumë, pasi I kanë parë që janë pak. I duan shumë, jo për të trimëruar Metën kundër grushtit të shtetit, por për ti treguar njëri tjetrit, vendin që ka në këtë histori.

Sali Berisha I do 500 mijë, që të tremb Lulzim Bashën se nuk I binden demokratët. Në daljen e tij publike tek Ilva Tare, ai e tha qartë se Luzlim Basha duhet të marrë mësim nga ajo që bëri Ilir Meta. Me një fjalë duhet të heq dorë nga tryeza apo bisedimet me Edi Ramën dhe duhet të shkoj në luftë. Përndryshe kërcënimi është shumë I qartë. Edhe pse kishte një javë që vet Sali Berisha, u bënte thirrje demokratëve të shkonin në miting në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse e ka gdhirë me Ilir Metën një javë rresht deri ditën e mitingut, duke u marrë me organizimin e tij, ai pranoi dje me qetësi se ata njerëz nuk ishin të tij, por të Ilir Metës. Kështu I bie që ose Berishën nuk e dëgjojnë më demokratët dhe nuk kanë dal në miting, ose Ili Meta I ka marr partinë. Në fakt Berisha tenton ti thotë Lulzim Bashës këtë të dytën, pasi e detyroi të njoftojë gjithë degët të sjellin njerëz në Tiranë.

Vet Ilir Meta nuk do të hyj në polemikë për shifrat pasi ka hallin e mitingut të dytë. Frika se demokratët mund ta marrin për karshillëk e nuk I shkojnë më, e ka bërë më të përmbajtur në gëzim dhe ua ka lënë portaleve  të tij gëzimin. Vet po merret me shpjegimet për Etildën dhe Dvoranin.

Lulzim Basha nuk duket po ashtu I shqetësuar. Sapo përfundoi mitingu, ai nxorri Gazmend Bardhin, Sekretarin e Përgjithshëm që falenderoi demokratët që mbushën sheshin dhe e la me aq. Atij duket se e intereson po aq shumë sjellja false e Berishës që bën sikur demokratët nuk e kanë dëgjuar dhe nuk kanë shkuar tek mitingu I Metës. Nga gjithë ata aktorë që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek shifrat ai duket më ciniku, pasi ai e di që I ka të vetët ata që ishin në shesh.

Sa më shumë të thonë aq më mire për të, sa më pak të thonë , aq më keq për Ilir Metën.

Dhe në këtë luftë shifrash pa kundërshtarë, të gjithë po bëjnë sikur bien dakord që mitingu ishte I madh, pasi të gjithë e dinë që ato shifra nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka nëse shifrat do prodhojnë një betejë mes Berishës e Metës nga një anë dhe Bashës nga ana tjetër.

Sali Berisha dha shenja dje, se ai është gati t’ia fal demokratët Metës, nëse Basha nuk ndjek rrugën e tij. Por heshtja e Bashës, indeferenca e tij ndaj këtij debati dhe akoma më keq, vazhdimi I qëndrimeve të tij pa u ndikuar nga mitingu I Metës, e shton dhe më shumë nervozizmin e dyshes Berisha Meta, të cilët më shumë se sa duan të mburren me shifrat, duan të shantazhojnë  Bashën, se po ja marrin rolin prijës të opozitës.

Por e vetmja gjë që nuk e tremb Bashën duket se janë loja me shifrat. Jo se janë shumë, apo pak për të. Por ai e di se Berisha dhe Meta nuk hapin dot debatin se të kujt janë ata njerëz. Po u hap ai debat, ata kthehen të gjithë në oborrin e SHQUP. Dhe pastaj Berishës, nuk I duhet të ndërroj popullin, por kryetarin. Për atë ska më këllqe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 06/03/2020 23:14

    Basha i di mi re shifrat 7: 7= 42

    Përgjigju
    • Lalka: 07/03/2020 14:51

      Basha loqke

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza