Lonely Planet: Shqipëria një nga destinacionet më të mira në Europë

Lonely Planet: Shqipëria një nga destinacionet më të mira në Europë

Ksamil

Vera në Evropë është madhështore, por është gjithashtu një nga muajt më të ngarkuar të turizmit, që do të thotë se do të ndani madhështinë me shumë njerëz të tjerë, shkruan në një artikull 'Lonely Planet'.

Shqipëria është një nga 6 destinacionet më fantastike në Evropë për të kaluar pushimet në gusht.

Riveria Shqiptare

E njohur ndryshe si një ‘perlë e fshehur’ ku plazhet janë të mahnitshme dhe çmimet vërtet të përballueshme. Bregdeti i jugut të Shqipërisë mbetet një ‘kënaqësi’ për ata që janë në kërkim të diellit, rërës dhe ushqimeve të detit.

Saranda një qytet bregdetar, i mbushur me bare të shumta. Për vendpushimet më të qeta, shkoni në bregdetin e Himarës, të rrethuar nga një shumëllojshmëri plazhesh të mira, vizitoni plazhin e Potamit në jug.

Muaj gusht, ju garanton diell, ujin e ngrohtë dhe temperatura që arrin deri në 30°C (86°F).  Çuditërisht, shezlongët dhe çadrat e plazhitofrohen me një çmim të konsiderueshëm, por ju mund vizitoni edhe plazhe të tjera si Palasa, Borshi, Buneci me guralecë dhe ishujt jashtë Ksamilit.

 Gjithashtu mund të vizitoni Qafën e Llogarasë për në Gjirin e Vlorës, ku do të zbuloni akoma më shumë vendpushime dhe të bëni udhëtime me varkë në plazhet e izoluara në fund të Gadishullit të Karaburunit.

 Për një pushim larg bregdetit, vizitoni parkun arkeologjik të Butrintit, ku rrënojat greke, romake dhe bizantine, datojnë 2500 vjet më parë, janë të grumbulluara në një kodër me gurë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

Zakonet dhe ushqimet që vështirësojnë funksionin e sistemit tretës

Zakonet dhe ushqimet që vështirësojnë funksionin e sistemit tretës