Lot, frikë dhe të bërtitura/ Turbulencat shkaktojnë disa të lënduar në avionin e nisur nga Prishtina (VIDEO)

121 pasagjerë janë tronditur mbrëmë në avionin që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel.

10 prej tyre janë lënduar në bordin e avionit Boeing të kompanisë AKL Airlanes.

Arsyeja e aksidentimit sipas zyrtarëve të aeroportit ishin turbulencat.

Turbulencat në avion nisën 20 deri 25 minuta para uljes. Pas uljes së avionit në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Baselit.

Insajderi raporton se, pasagjerët që kanë qenë të pranishëm në momentin e aksidentit kanë treguar për minutat e tmerrit që kaluan.

“Isha e bindur, tani do të bie. Thoja kam frikë se do të vdes”, është rrëfyer pasagjerja nga Kosova Mirjeta Basha.

Bashkëshorti i saj, me të cilin kishte vizituar të afërmit në Prishtinë, deklaron se në avion u krijua situatë kaotike.

/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm