Lotaria Kombëtare, ja video e
shorteut me një gogël më pak
Lotaria Kombëtare përfshihet nga polemika të forta në rrjetet sociale, shkak shorteu i datës 22 dhjetor 2013-të ku nga 39 gogla në vazo futen vetëm 38-të. (Në foto: Gogla që nuk ra gjatë shorteut)
TIRANE - Lotaria kombëtare përfshihet nga polemika të forta në rrjetet sociale, shkak shorteu i datës 22 dhjetor 2013-të ku nga 39 gogla në vazo futen vetëm 38-të. Një video dëshmon qartë çfarë ka ndodhur gjatë shorteut me indiferentizmin e jurisë.
Shorteu i asaj date është transmetuar live në një televizion kombëtarë, ku janë shpallur fitues me 6 gogla pavarësisht faktit se njëra prej 39 goglave mungonte në vazo.
Gafa që rrezikon të kthehet në njëë skandal, ka ndodhur para kamerave, por asnjë nga 3 anëtarët e jurisë të cilën çertifikojnë shorteun nuk kanë ndërhyrë dhe fituesi i shpallur është fals.
Ja çfarë ndodh në momentin e hedhjes së shortit. Sipas procedurave të bëra publike nga vetë kompania, 39 goglat e lojës duhet të zbresin në vazo e më pas të dalin 6 goglat fituese.
Por gjatë shorteut të datës 22 dhjetor 2013 ku ishte planifikuar dhe shpërndarja e JackPot 350 milionësh, në vazo bien vetëm 38 gogla.
Ky është moment ku një nga goglat e pikërisht gogla me numërin 5 nuk bie në vazo, duke bërë që loja 6-të nga 39-të të kthehet në 6-të nga 38-të.
Në këtë moment, juria duhej që të anullonte shorteun dhe të riniste lojën nga e para. Ndërsa ndodh krejt e kundërta, askush nga stafi i 3 vlerësuesve të procedurave të rregullta nuk ndërhyn duke vazhduar transmetimin me një shorte i cili sic duket dhe nga pamjet mungon një gogël.
Pas ankesave të shumta në rrjetet sociale, kompania lotaria kombëtare 24 orë më vonë ka shpërndarë një njoftim ku deklaron anullimin e shorteut të datës 22.
Por në këtë njoftim shënohet dhe gafa e dytë e kompanisë lotaria kombëtare, ku thuhet se është hedhur sërish shorteu duke shpallur të tjerë numra fitues. Një shorte i cili nuk është dhënë para kamerave duke mos patur as kushtet më minimale të transparencës.
Çuditërisht as në shorteun ku mungonte gogla me numër 5-së, as në shorteun e fshehtë të bërë për herë të dytë nuk është shpërndarë Jackpot me vlerën 350 milion lekë.
Tani çështja kalon në dorë të Ministrisë së Financave që sipas ligjit duhet të garantojë transparencën e plotë të lojës nga Lotaria Kombëtare.
Koncensioni i lotarisë kombëtare u fitua nga një kompani austriake pas shumë polemikave për shkak të mungesës së transparencës të ndjekur nga ish Qeveria Berisha gjatë vitit 2012-të.
(Në foto: Qarkuar me rreth të kuq gogla me nr. 5 që u rrëzua me goglat e tjera të shorteut) Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.4%
Vota total: 1518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luli lë nam, tallet me tropojanët, ja si u drejtohet
18 Prill 2021, 19:23
-
Lulzim Basha rekordmen gafash, Berisha bëhet xheloz dhe e sfidon
12 Prill 2021, 15:54
-
‘Me Edi Ramën, pa të cilin Shqipëria nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë’, kryeministri nxjerr videon e Bashës: Ka fol tamam
10 Mars 2021, 08:21
-
14 gafat epike të Lulzim Bashës, nga ‘perlat’ matematikore 6 në 4 biznese me humbje, lëmshi me datat historike, ‘ta bëjmë ditën natë’ tek çmimi i dritave me ‘litra’
6 Mars 2021, 21:32
-
Gafa e radhës e Bashës në matematikë: 8 vite të humbura në këto 4 vjet! Braçe: 30 vite të humbura
8 Dhjetor 2020, 15:52
-
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 07:41
-
Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde
20 Nëntor 2020, 07:47
-
PD gafë me takimin e Bashës! Kreu i PD lëviz buzët, por zëri është i një gruaje! Fuga: Normal se s'i zihet besë Lulit
12 Nëntor 2020, 16:27
-
Basha s'i ndahet gafave, ngatërron datën e zgjedhjeve: 25 qershori data e çlirimit plagëve
2 Nëntor 2020, 22:04
-
Balla thirrje kreut të PD: Je i paaftë, vendi në betejë prej 8 muajsh me panikun që përhapin politikanët e së keqes Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi
31 Tetor 2020, 16:43
-
'Gafa' e Kryemadhit për 'Sami Frashërin', Veliaj i 'përvishet': Mona GËNJEU paturpësisht, duke e çuar shkollën në Paskuqan! Do mbetet barcaletë e shëmtuar
27 Tetor 2020, 19:28
-
'11 X 2 = 24', Rama ironizon Pampurin: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule (VIDEO)
26 Tetor 2020, 14:48