‘Vlora’,Policia:Kapëm 4 tonë drogë
të Habilajve dhe gomonen e tyre

‘Vlora’,Policia:Kapëm 4 tonë drogë<br />të Habilajve dhe gomonen e tyre<br>
Policia e Shtetit ka reaguar për aksionin e gjerë të mbrëmjes së kaluar në fshatin Babicë të Vlorës. Policia bën me dije se janë sekuestruar 4 tonë drogë, që i përkisnin grupit kriminal “Habilaj” të ndaluar në Itali, ku është arrestuar një person dhe shoqëruar dy të tjerë.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Reban Jaupi, bëri të ditur se është arrestuar shtetasi Armand Koçerri, si posedues i drogës, si dhe është sekuestruar një gomone në pronësi të shtetasit Ferdinand Habilaj.

Dyshohet se droga do të trafikohej drejt Italisë, pra arrestimit të Moisi Habilajt në shtetin fqinj. Arrestimi i këtij të fundit në Itali bëri që droga të mos nisej disa ditë më parë

Deklarata e plotë e Policisë:
Mega-operacioni "Banda e Babicës", kapet rreth 4 ton drogë, 1 në pranga 2 të shoqëruar. Goditet baza ku strehohej droga e grupit kriminal 'Habilaj' të ndaluar edhe në Itali

Në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë lëndë narkotike drejt shteteve europiane, kryesisht Italisë, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë finalizuar një mega-operacion të nisur pas një hetimi të mirfilltë me metoda speciale.

Referimi është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datë 30 prill 2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për grupin kriminal të njohur si "Habilaj", pas informacioneve që kishin siguruar për aktivitetin në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Ditën e djeshme në fshatin Babicë është organizuar ndërhyrja në terren në bashkëpunim mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore Vlorë, nën drejtimin e një Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Drejtorit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, me rreth 50 forca speciale 'Delta' dhe forca nga policia lokale.

Në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi rezultoi 3 978 kg kanabis.

Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku.

Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për personat e implikuar.

Në ambientet e Policisë Vlorë janë shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë, si edhe po vazhdojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj dosje kriminale.

Hetimet po vijojnë intensivisht ne bashkepunim me organin e akuzes dhe partneret ne nivelin e nje operacioni nderkombetar per dokumentimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve te percaktuara qartesisht ne ligj.

Policia e Shtetit është e angazhuar për goditjen e çdo aktiviteti antiligjor me fokus të veçantë atë në fushën e narkotikeve dhe të pasurive kriminale që burojnë nga ky aktivitet.

Duke përfituar nga ky komunikim me publikun, gjej rastin që në emër të Policisë së Shtetit të ftoj çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër.


d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’