Lufta kundër korrupsioni dhe pastrimit të parave, Prokuroria e Përgjithshme: Ngrihen strukturat e posaçme në 7 prokurori të rretheve

Lufta kundër korrupsioni dhe pastrimit të parave, Prokuroria e Përgjithshme: Ngrihen strukturat e posaçme në 7 prokurori të rretheve

Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturat e posaçme në prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Seksionet e posaçme janë organizuar në 7 prokuroi në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë. Pjesë e këtyre strukturave në 7 prokuroritë e rretheve do jenë 23 prokurorë.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Tiranë, 14 shtator 2020. Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit nr. 1079, datë 15.07.2020 mes Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë (përfshirë DPPPP, DPD e DPT) dhe Ministrit të Brendshëm (përfshirë DPPSH e AAPSK) “Për rritjen e efektivitetit në hetimet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale, në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të KSA -së e FATF dhe Planit të Veprimit ICRG/FATF” dhe në zbatim të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.10 datë 17.07.2020 të Prokurorit të Përgjithshëm, “Për masat administrative dhe procedural për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimeve financiare, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm” gjatë muajit shtator u krijuan dhe nisën punën seksionet e posaçme në 7 prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme, që do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale. Përmes krijimit të këtyre strukturave, synohet rritja e efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme. Strukturat e krijuara do të mbështeten nga njësi të specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave si dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Puna e tyre do të mbështetet në nivel qendror nga koordinimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Financave, të cilat do të garantojnë sigurimin e mbështetjes së nevojshme për mirëfunksionimin e tyre.

Prokuroria e Përgjithshme, duke vlerësuar se krimet financiare dhe pastrimi i produkteve të veprës penale janë kthyer në një shqetësim serioz për vendin, është e angazhuar në bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të përmbushur rekomandimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA), midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian si dhe Planit të Veprimit të ICRG/FATF.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaaaa: 14/09/2020 16:59

    Cfare jane keto, dublues te SPAK?

    Përgjigju
  • Thjeshtesi: 14/09/2020 16:43

    Shpresojme qe ta fillojne me parate e politikaneve.

    Përgjigju
  • Caki: 14/09/2020 16:33

    Klasa me e degjeneruar dhe kriminele e shoqerise shqipetare jan : prokurore+gjygjetare te korruptuar !!! Ilace femijeve te gjithve !! 41bis duhet te shkoni konfiskim dhe burgim ketyre rrac**mave .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë