Këngëtarja Rita Ora i është bashkuar luftës ndaj koronavirus në Kosovë.
Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Ora përqafon nismën “Një kafe si flutur’, e cila ka për qëllim krijimin e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për të luftuar COVID-19 dhe shpërndarjen e informacioneve e këshillave për koronavirus.
“Rrini në shtëpi dhe ndihmoni në luftën kundër Covid-19” është mesazhi i Rita Orës.
Komento