Luhet për ëndrrën Botëror, Reja publikon listën për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë! Rikthen Balliun, mungojnë Abrashi dhe Laçi

Kombëtarja shqiptare ka publikuar sot listën me 25 futbollistë të grumbulluar për dy ndeshjet shumë të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit ‘Katar 2022’, që luhen kundër Hungarisë në transfertë me 9 tetor dhe kundër Polonisë me 12 tetor në ‘Air Albania’. Për shkak dëmtimesh, ndryshe nga ndeshjet e shtatorit, mungojnë mesfushorët Amir Abrashi dhe Qazim Laçi, ndërsa trajneri Edy Reja ka zgjedhur të rikthejë mbrojtësin Ivan Balliu, që po kalon një formë mjaft të mirë në La Liga me Rayo Vallecano-n.

Trajneri italian këtë herë do ketë në dispozicion edhe futbollistët  Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Federic Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Pjesa tjetër e skuadrës do jetë e pandryshuar, ndërsa në sulm i janë besuar edhe njëherë emrave si Cikalleshi, Manaj, Balaj, Uzuni dhe Broja. Vlen për t’u përmendur se në listë mungon Taulant Xhaka, futbollisti i Bazelit, për të cilin thuhet s’e e ka mbyllur kapitullin kuqezi.

Kombëtarja do të nisë të hënën grumbullimin në Durrës, ndërsa trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp për të shpjeguar zgjedhjet e bëra.

Pas 6 ndeshjesh në grupin I kualifikues Shqipëria renditet në vendin e dytë me 12 pikë, 1 më shumë se Polonia e vendit të dytë dhe dy më shumë se Hungaria e vendit të tretë. Për këtë arsye dy sfidat e tetorit do jenë vendimtare për ëndrrën ‘Katar 2022’, ndërsa vlen të përmendet se ndeshjen e parë Shqipëria e fitoi 1-0 kundër Hungarisë, ndërsa Polonia na mposhti 4-1.

Lista e plotë

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë