Luis Enrique s'dorëzohet: PSG shkon në finale, në Paris do kemi 50 mijë tifozë me vete

Luis Enrique s'dorëzohet: PSG shkon në finale, në Paris do kemi 50 mijë tifozë me vete

Luis Enrique

PSG humbi mbrëmjen e djeshme 1-0 në Gjermani kundër Dortmundit për gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Do jetë ndeshja e dytë të martën që do vendosë se cili ekip do sigurojë finalen e Londrës më 1 qershor.

Pas ndeshjes së "Iduna Park" foli edhe Luis Enrique. Trajneri spanjoll i PSG tha se në ndeshjen e kthimit do korrigjojnë shënjestrën dhe se do kenë mbështetjen e 50 mijë tifozëve.

"A kam shpresa për kualifikimin? Jam i sigurt. Ne do të luajmë në shtëpi me një skenar të ndryshëm. Do të jetë hera e parë për ne që të përmbysim ndeshjen në shtëpi në këtë sezon. Nuk na ka mbetur më gjë për të humbur dhe do ta marrrim rezultatin. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, sidomos nga 3000 tifozët tanë. Ndeshja e kthimit do të jetë ndryshe. 3 mijë tifozët nuk ndaluan asnjë moment së kënduari përgjatë lojës. Do të jenë 50 mijë në Paris. Kurrë nuk do të lëmë një top të na ikë. Do ta arrijmë këtë finale. Objektivi ynë është që t’i bëjmë krenar tifozët", tha spanjolli.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit