Lulelakër të pjekur me një përzierje të shijshme
Përbërësit:
1 lulelakër ( mesatare)

2 vezë
80 ml qumësht
kripë dhe piper të zi
1 majë luge kafe piper të kuq
1 1/2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpi hudhër
Përgatitja:
Pastrojmë lulelakrën dhe e presim atë në bohçe të vogla: shpëlajmë mirë me ujë të bollshëm. Vendosim një anë sit ë posaçme në një tenxhere me ujë dhe vendosim lulelakrën të gatuhet në avull për 15 minuta ( të mbuluar me kapak). Gjatë kohës që lulelakra gatuhet në një tas vendosim vezët, piperin e kuq, qumështin, vajin, hudhrën e shtypur, miellin të gjitha këto I përziejmë mirë. Vendosim brenda në tas dhe bohçet e lulelakrës I lyejmë mirë me kremin e përgatitur dhe me pas I vendosim ashtu të lyera në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 15-18 minuta. Më pas menjeherë I servirim të ngrohta.
MC/Shqiptarja.comKomente

