Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie

Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie

Endri Hasa

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka bërë të ditur se nuk rezulton të ketë kërkesë për caktimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie.

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka 'huazuar' një prej partive të vogla me qëllim që të ketë mundësi të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se pas dakordësisë me një parti të vogël, emri i së cilës ende nuk dihet, Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e emrit të asaj partie në ‘Koalicioni Euro-Atlantik’ dhe kryetari nuk do jetë ai vetë, por një person i besuar i tij.

Ndërkohë lajmet që qarkulluan dje në media se Lulzim Basha ka krijuar partinë e re Demokratët Atlantikë, të cilën e ka regjistruar së fundi me kryetar Endri Hasën janë rrëzuar sot nga Gjykata e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar

“Ju bëjmë me dije se, nga të dhënat e disponueshme në regjistrin e partive politike, nuk rezulton që të ketë kërkesë për caktimin e personit juridik Endri Hasa si kryetar i ndonjë partie dhe nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nuk rezulton të ketë cështje në gjykim me këtë emër“ informoi sot Gjykata e Tiranës.

Report Tv e ka konfirmuar hapin e Bashës në gjykatë, por dilema është cilën parti ka blerë Basha për të bërë të mundur që të jetë zyrtarisht si parti në zgjedhje? Opsioni kryesor ishte partia e Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, por ai në një intervistë për Report Tv e mohon, duke thënë se partia e tyre nuk është në shitje. Një opsion tjetër është partia e Eduart Ndocajt, por as për këtë nuk ka një konfirmim.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Stojku shprehet se partitë nuk krijohen për t’u shitur e blerë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tope: 24/01/2025 12:07

    Ketij i thone ndryshe edhe Endri Sufllaqja, sepse menaxhonte repartin e sufllaqexhinjve qe shanin ne rrjete sociale kedo qe ktirikonte Bashen. E paguan Rama me tendera sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

FOTO-LAJM/ Ja makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat e Lulzim Vishës, para se Policia të mbërrinte në vendngjarje

FOTO-LAJM/ Ja makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat e Lulzim Vishës, para se Policia të mbërrinte në vendngjarje