/ATSH/ - Eurodeputetja, Ulrike Lunacek ka kërkuar hetim të rolit të kryeministrit Gruevski dhe të Moskës për ngjarjet në Kumanovë, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA.
"Për dy gjëra duhet të jemi të ndërgjegjshëm përsa i përket situatës në Kumanovë, sipas informacioneve që kam, e para konflikti në Kumanovë nuk ka qënë një akt terrorist dhe ajo që është më rëndësishme as një konflikt etnik prandaj duhet të bëhet një hetim i pavarur për atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat nëse Nikolla Gruevski, me përkrahjen e Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosura", ka theksuar eurodeputetja austriake, Lunacek e cila është shprehur e tronditur për vrasjet në Kumanovë.
Gjatë seancës së djeshme plenare eurodeputetët kanë ftuar Parlamentin Evropian që të mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, por kërkuan edhe respektim të të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj.
Debati filloi me leximin e deklaratës së shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ku ajo shprehu pikëllim të thellë për konfliktin dhe viktimat në Kumanovë duke shtuar se kjo situatë nuk duhet parë si konflikt etnik, por si vepër e grupeve kriminale.
"Eurodeputeti, Eduard Kukan theksoi se ishte i nevojshëm në hetim i pavarur për ngjarjet në Kumanovë dhe për aferat që po tronditin liderët politikë maqedonas", sipas agjencisë së lajmeve INA./
/Shqiptarja.com