LUSHNJE-Kapen me 55 doza heroinë dhe një pistoletë mulli me 6 fishekë si edhe një krehër me 7 fishekë, arrestohen 2 persona në Lushnje.
  
Të arrestuarit janë Eduart Xhelaj, 44 vjeç dhe Armando Gropa, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Grizë” Patos.
 
Xhelaj dhe Gripa u ndaluan nga policia teksa udhëtonin me mjetin autoveturë tip “Benz”, me targë AA 465 FN, me drejtues shtetasin Eduart Xhelaj, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje.
 
Në makinë ata kishin 55 doza lëndë narkotike heroinë dhe një krehër me 7 fishekë.
 
Nga kontrolli i ushtruar në banesën Armando Gropës, u gjet një pistoletë me mulli me 6 fishekë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com