Lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022 në Lushnjë, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

LUSHNJË- Dymbëdhjetë persona, mes tyre dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë dhe banorë të Lushnjës, janë dënuar nga gjykata e Lushnjës, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore (në 2019-2022) në territorin e bashkisë Lushnjë.

4 zyrtarët e IKMT, Gjergji Mëhilli, kryeinspektor, Isa Buzi kryeinspektor, Kudret Sala, inspektor, Xhezmi Zylali, inspektor, u dënuan me nga 6 muaj burg, ndërsa 2 policët u dënuan me nga 2 vite burg. Të tjerë të dënuar janë banorë nga zona të ndryshme të bashkisë Lushnjë, të cilët kanë ndërtuar pa leje në tokat e tyre.

‘Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në periudhën Prill, Gusht 2019 dhe Janar 2021 – Mars 2022, në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë janë kryer 37 ndërtime të paligjshme, për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit prej kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, apo është vepruar prej tyre pas vënies në dijeni për fillimin e hetimeve nga organet e hetimit, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019.’- njofton prokuroria.

Në 25 raste të ndërtimeve pa leje nuk janë vendosur gjoba dhe nuk janë prishur objektet, ndërsa në 12 raste të ndërtimeve pa leje janë vendosur gjoba pasi kanë nisur hetimet.

‘Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T..Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve të hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria lidhur me to.’- njofton prokuroria.

2 policët e dënuar morën ryshfet nga dy persona që ndërtuan pa leje, thotë prokuroria.

‘Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.Sh.’- njofton prokuroria.

Vendimet e gjykatës

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 217, datë 12.03.2024, vendosi:
1.   Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjergji Mëhilli, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
2.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Kudret Sala, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Isa Buzi, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
4.   Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhezmi Zylali, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjet) muaj burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Sh. dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit P.T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dënohet me 4 (katër) muaj burgim.
9.  Deklarimin fajtor të të pandehurit S.N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, duke e vënë në provë të pandehurin S.N. për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.
10.  Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij, duke e vënë në provë të pandehurin B.H. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.
11.  Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, duke e vënë në provë të pandehurin A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, duke e vënë në provë të pandehurin M.M. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/03/2024 23:25

    E pse habitesh? Kur denojne te birin e gjyqetares se Vetingut,a cfare ishte, me 3 vjet burg pse i morri jeten nje personi duke e qelluar me grusht,me dashje apo pa dashje,por jete njeriu morri ne fund,nuk vodhi pula qe i dhane 3 vjet,atehere keta i kane plotesisht te justifikuar keto denime qesharake,sidomos kur mendon qe nuk jane shoqeruar me gjoba te majme dhe ndertimet e paligjshme nuk kane per t'u shembur kurre qe te behen shembull per shkelesit e tjere!

    Përgjigju
  • Erisa: 28/03/2024 09:24

    Cfare denimi!!! I ashper shume! Bravo gjykates me 3muj. Po ik e vjedh dhe un se per kaq ca probl ka?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)