LUSHNJE-Një grua është arrestuar nga policia, pasi pas një sherri në familje ka goditur me bastun kunatën, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
 
Sipas policisë, Rudina M. 35 vjeçe pas një konflikti goditi me bastun në kokë kunatën E.V. 36 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com