Lutaj: Kreu i SHISH, gafa
e parë kushtetuese e Nishanit
Deputeti socialist Pirro Lutaj, anëtar i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, denoncoi sot publikisht nga studio e TV A1Report gafën e parë kushtetuese të Presidentit Bujar Nishani në lidhje me kompetencat mes Kreut të Shtetit dhe Kryeministrit për emërimin e shefit të shërbimeve sekrete.
TIRANE - Deputeti socialist Pirro Lutaj, anëtar i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, denoncoi sot publikisht nga studio e TV A1Report gafën e parë kushtetuese të Presidentit Bujar Nishani në lidhje me kompetencat mes Kreut të Shtetit dhe Kryeministrit për emërimin e shefit të shërbimeve sekrete.
Presidenti Nishani mbrëmë gjatë intervistës së tij të parë pas betimit në Kuvend, në studion e emisionit “Fakt” të gazetarit Çim Peka në UfoTV, deklaroi se “Presidenti s’emëron e shkarkon kreun e SHISH, është kompetencë e Kryeministrit”.
“Ajo që ka thënë Presidenti dje është një nga gjërat më të rënda ëq mund të ketë thënë Presidenti i Republikës në ditën e parë të uljes në karrigen e Kreut të Shtetit”, tha Lutaj gjatë intervistës në A1Report me gazetaren Mira Kazhani. “Është gafë kushtetuese sepse pjesa e katërt e Kushtetutës, në nenin 92 të saj, në mënyrë eksplicite thotë: “Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit”. Neni 92, gërma F”, shpjegoi Lutaj.
Sipas deputetit socialist, “në qoftë se Presidenti i Republikës, që ditën e parë që u ul në karriken e Kreut të Shtetit, fillon ia delegon kompetencat Kryeministrit të vendit, ky është një shqetësim shumë i madh. Nëse Presidenti e ka deleguar këtë kompetencë, ky është një veprim i rëndë që cenon Kushtetutën dhe nuk është një veprim i thjeshtë për t’u interpretuar sipas dëshirave që kanë njerëzit nëpër studio”.
Lutaj e cilësoi pjesëmarrjen e opozitës dje gjatë ceremonisë së betimit të Presidentit Nishani në Parlament “një detyrim kushtetues për të respektuar institucionin e Presidentit, megjithëse mënyra e zgjedhjes së tij nuk qe fort e këndshme, edhe për sytë e shqiptarëve, edhe për sytë e ndërkombëtarëve”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luli lë nam, tallet me tropojanët, ja si u drejtohet
18 Prill 2021, 19:23
-
Lulzim Basha rekordmen gafash, Berisha bëhet xheloz dhe e sfidon
12 Prill 2021, 15:54
-
‘Me Edi Ramën, pa të cilin Shqipëria nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë’, kryeministri nxjerr videon e Bashës: Ka fol tamam
10 Mars 2021, 08:21
-
14 gafat epike të Lulzim Bashës, nga ‘perlat’ matematikore 6 në 4 biznese me humbje, lëmshi me datat historike, ‘ta bëjmë ditën natë’ tek çmimi i dritave me ‘litra’
6 Mars 2021, 21:32
-
Gafa e radhës e Bashës në matematikë: 8 vite të humbura në këto 4 vjet! Braçe: 30 vite të humbura
8 Dhjetor 2020, 15:52
-
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 07:41
-
Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde
20 Nëntor 2020, 07:47
-
PD gafë me takimin e Bashës! Kreu i PD lëviz buzët, por zëri është i një gruaje! Fuga: Normal se s'i zihet besë Lulit
12 Nëntor 2020, 16:27
-
Basha s'i ndahet gafave, ngatërron datën e zgjedhjeve: 25 qershori data e çlirimit plagëve
2 Nëntor 2020, 22:04
-
Balla thirrje kreut të PD: Je i paaftë, vendi në betejë prej 8 muajsh me panikun që përhapin politikanët e së keqes Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi
31 Tetor 2020, 16:43
-
'Gafa' e Kryemadhit për 'Sami Frashërin', Veliaj i 'përvishet': Mona GËNJEU paturpësisht, duke e çuar shkollën në Paskuqan! Do mbetet barcaletë e shëmtuar
27 Tetor 2020, 19:28
-
'11 X 2 = 24', Rama ironizon Pampurin: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule (VIDEO)
26 Tetor 2020, 14:48