"Ne kemi informacione për 230 618 të vdekur që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të Bachar al-Assad në mars të vitit 2011", konfirmoi sot Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së, një OJQ që disponon një rrjet të gjerë burimesh në Siri.
Sipas Abdel Rahmane, numri i të vdekurve në radhët e civilëve ka arritur në 69 494, 11.493 prej të cilëve fëmijë.
Ky bilanc numëron gjithashtu 41 116 të vdekur mes rebelëve, dezertorëve, xhihadistëve siriane dhe luftëtarëve kurdë.
Tek luftëtarët e huaj që luftojnë kundër regjimit, pjesa më e madhe xhihadistë, numri i të vdekurve ka arritur në 31.247.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)