Macron 'trazon' Kosovën, debat në 'Studio Live', Demaliaj: Kurti me mentalitet komunist! Ramabaja: Fjalët e Macron u kapën mbrapsht

Deklarata e presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, se Franca ka lënë pezull çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën duke e akuzuar Prishtinën se nuk mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit, është komentuar gjerësisht në Kosovë dhe në Shqipëri. Analisti Sadri Ramabaja në një lidhje me "Skype" për emisionin "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se deklarata e Macron është kapur mbrapsht, për shkak edhe se u përkthye keq gjatë konferencës.

“Tashmë është demantuar nga zyra e presidentit francez që kemi të bëjme me një keqinterpretim, keqkuptim qoftë në përkthim, qoftë si rezultat i mazokizmit politik qoftë në Tiranë qoftë në Prishtinë. U kap fjala e dhënë mbrapsht sepse duket që ideja e keqpërdorimit të vizave ngjashëm siç kishte ndodhur në mars të vitit 2018 kur po bëhej ratifikimi i marrëveshjes për kufijtë në Malin e Zi erdhi sërish si një dhuratë e veçantë për këto qarqe të çoroditura të politikës shqiptare gjithandej”, tha ai.

Analisti Ilir Demalia tha se ky qëndrim i Francës vjen pasi Kosova nuk po respekton marrëveshjet për uljen e tensioneve me Serbinë. Ai u tregua kritik me qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të cilin tha se ka mentalitet komunist.

“Faktet janë se presidenti Macron tha se do ti heqim vizat Kosovës për mosdakordësinë dhe se ajo nuk po sillet në favor të asaj pakete franko gjerman. Ne duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët sepse Kosova edhe lirinë pavarësinë e ka nga SHBA dhe nga Europa. Ne si shtet shqiptar s’mund ta ndihmonim dhe as vetë Kosova s’mund të arrinte në një pikë  të tillë. Ky është realiteti, pastaj nëse do të marrim çiftelitë dhe lahutat e ti biem për trimëri le ti marrim e të vazhdojnë siç janë. Këto po e bën Albin Kurti me një mentalitet komunisto islamik, e bën për të fituar vota të brendshme me një mendësi katunariste ndërkombëtariste”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Gazetari Muça: Zgjidhja përfundimtare e konfliktit Kosovë-Serbi kalon përmes fuqive të mëdha, Kurti të ulet në bisedime

 

Gazetari Flogert Muça i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se zgjidhja përfundimtare për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë vjen përmes ndërmjetësimit të fuqive të mëdha si SHBA dhe BE.

“Albin Kurti nuk e ka betejën dhe problemin me Shqipërinë nuk do ta ketë kurrë. E ka problemin me Serbinë dhe ndërmjetësit që do ta zgjidhin këtë janë SHBA dhe BE. Pyetja e vërtetë është kur Albin Kurti do të ulet me amerikanët dhe europianët për ti dhënë zgjidhje njëherë e mirë konfliktit me Serbinë dhe për të konsoliduar paqen në Ballkan. Shqipëria nuk është problemi, në çdo rast do jetë në krah të Kosovës. Kush është Shqipëria të jetë ndërmjetësi mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërmjetësit janë fuqitë më të mëdha, SHBA BE Britani dhe Francë. Ky është problemi aty është zgjidhja”, tha ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 18/10/2023 08:39

    Kosova lirinë dhe sovranitetin i ka fituar vet! Kosova si sot, u la pas shpines më 1912 për interesa të ngushta, dhe kështu mbeti plotësisht e vetmuar në zhvillimin e saj! Tani komunistët më thonë paria e Kosovës është komuniste? Lëreni se jeni fare kot!

    Përgjigju
  • Lisi: 18/10/2023 07:37

    Po ça harxhoni kohen kot per thasha themexhinj qe zoti e di se kush i paguan per idiotsira , ça po analizojne ato qe me hijen e tyre na japin pune,ndihma dhe mbrojtje, turp tju vi bezhdileve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh