TIRANE-Gjon Juncaj, prokurori shqiptaro-amerikan prej një viti i vendosur në njësinë anti-korrupsion pranë Prokrurorisë së Krimeve të Rënda e nisi ditën e sotme me monitorimin e gjyqeve të Gjykatës së Lartë, institucion që ka nën gjykim edhe gjyqtaren e Lartë, Majlinda Andrea.
I vetëm, prokurori i huaj që ofron eksperiencë për hetimin e çështjeve të korrupsionit ndoqi për 30 minuta seancën e radhës ndaj 5 të pandehurve të akuzuar për një aferë korrupsioni mes tyre dhe të gjyqtares, Majlinda Andrea.
Prokuroria: Të zgjatet pezullimi nga detyra
Afati i pezullimit nga detyra për gjyqtaren Majlinda Andrea e pandehur për akuzën e korrupsionit ka përfunduar dhe për këtë arsye prokurori Arben Kraja në seancën gjyqësore të kësaj të hëne i kërkoi Kolegjit Penal zgjatjen e masës së sigurisë deri në përfundim të gjykimit.
Kjo kërkesë e Krajës u kundërshtua nga avokati i Andreas, Theodhori Sollaku i cili deklaroi në seancën e zhvilluar pa praninë e kamerave që prokuroria ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për hetime, por këto hetime sipas tij janë të jashtëligjshme pasi janë kryer të tilla që gjatë përgjimeve.

Prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Jucaj ( me rrreth të kuq )
Trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtarja Evelina Qirjako pasi dëgjoi pretendimet e palëve u tërhoq për të marrë një vendim mbi këto kërkesa dhe caktoi datën 19 dhjetor për tu shprehur me vendim.
Vetë Andrea nuk ishte e pranishme dhe në këtë seancë ndërsa prokuroria argumentoi dhe arsyen se përse kërkon të rrëzohen kërkesat për shpallje të pavlefshme të përgjimeve telefonike dhe masa e sigurisë si për gjyqtaren dhe bashkëshortin e saj.
Sipas prokurorit, përgjimet janë kryer gjithmonë me miratimin e gjykatës dhe për to avokati i Majlinda Andreas ka patur dijeni dhe nuk i ka ankimuar sipas afatit ligjorë brenda 10 ditëve.
Ndalur tek rikthimi në detyrë i gjyqtares Andrea prokurori Kraja u shpreh se kjo do të cenonte procesin hetimorë dhe mund të ndikonte tek prishja e provave pasi ende gjykata nuk i ka vlerësuar provat e këtij hetimi nëse janë apo jo të ligjshme.
Gjyqtarja Majlinda Andrea prej korrikut 2016 është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se është përfshirë në një akt korruptiv ku me 50 mijë euro ka dhënë një vendim gjyqësor në favor të Eleni Linos e Ilia Cabirit për pronësinë e një trualli në Ksamil.
Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
amerikan monitoron seancën">