Përplasen dy makina në Librazhd, 6 të plagosur, 2 nga Maqedonia

Përplasen dy makina në Librazhd, 6 të plagosur, 2 nga Maqedonia

Foto ilustruese

LIBRAZHD-Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti paraditen e sotme te Kthesa e Murashit. Sipas policisë makina e drejtuar nga Neki Balla banues në Tiranë  u përplas me makinën e drejtuar nga Xhevdet Hajredini, banues në Shkup, që po udhëtonte së bashku me gruan, Lirie Hajredini.

Në makinën tjetër po udhëtonin katër persona, shoferi Neki Balla nga Babrruja, bashkë me Sadete Ballën 51 vjeçe, Zerije Koçin 50 vjeçe dhe Angjela Koçin 16 vjeçe nga Librazhdi. Të plagosurit janë në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)