Policia e Malësisë së Madhe ka prangosur sot 26-vjeçarin Çerlis Sinani pasi ka tentuar që të korruptojë një efektiv të policisë rrugore me 500 lekë për të mos i vënë masë administrative
 
Siç raporton policia Çerlis Sinani, 26-vjeç në aksin rrugor Shkodër - Koplik në fshatin Demiraj Malësi e Madhe, i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur të mjetit dhe për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë.

Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)