MALIQ- Gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, pas informacioneve se ai fshihej në një stan në zonën malore të Lozhanit në Maliq.
Sapo i bënë thirrje të dorëzohej, Braçellari qëlloi me automatik, duke lënë të vdekur me plumb në kokë efektivin Enea Mekolli. Nga breshëria mbeti i plagosur dhe kolegu i tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë, të cilët kanë qenë shpues. Këto janë momentet e dhimbshme kur polici transportohet me helikopter nga Korça drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 36-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zonën e nofullës, e cila ka rezultuar e suksesshme. Megjithatë, ai do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor gjatë orëve në vijim.
Sakaq gjatë shkëmbimit të zjarrit i plagosur mbeti dhe autoriI krimit, Violand Braçellari me dy plumba në bark dhe në duar, jashtë rrezikut për jetën. Edhe ai u transportua me automabulancë drejt Traumës.
Burimet thanë se operacioni u zhvillua një ditë pasi policia mori informacion në rrugë operative se Braçellari kishte zbritur nga mali dhe kishte qëndruar disa orë në fshatin Lozhan. Këtë mëngjes pa zbardhur dita, efektivët u nisën në errësirë në terren të thepisur malor drejt stanit. I shumëkërkuari jetonte në këtë zonë të izoluar, vetem me nënën e moshuar dhe merrej me blegtori. Sakaq mësohet se stanin e kishte rrethuar me kamera sigurie dhe mbante arsenal armësh.
Vrasja e efektivit Enea Mekolli dhe plagosja e kolegut të tij Edison Adri ka rikthyer vëmendjen te siguria e operacioneve policore në terrene të vështira dhe te mënyra e planifikimit të ndërhyrjeve. Në një konferencë për mediat, Skënder Hita tha se breshëria e automatikut çau edhe jelekun antiplumb që kishin veshur efektivët.
“Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori, ka përshkuar tejpërtej edhe antiplumbin”, tha Hita.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se ai nuk ka qenë në dijeni të operacionit dhe as nuk është kërkuar ndihmë nga Drejtoria e Policisë së Korçës.
“Momentin që është zhvilluar operacioni, nuk kam pasur dijeni dhe masat janë operacionale që i përkasin Drejtorisë Korçë”, tha Hita.
Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve sic e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.Varrimi i do të behet në orën 14:00 nesër (5 qershor), ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12:00 në Pogradec.
Violand Braçellari është një emër i njohur për drejtësinë, I dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burgim për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, pas një hetimi të nisur në vitin 2017. Ky vendim është konfirmuar në shkallët më të larta të gjyqësorit. Përveç kësaj, Braçellari rezulton i përfshirë edhe në një sërë procedimesh të tjera penale. Edhe pse i kishte shpëtuar katër herë ndër vite operacioneve të RENEA, policia e Korçës duket se nuk e ka vlerësuar rrezikshmërinë e tij duke çuar në operacion 6 efektivë të Shqiponjës.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.
Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve sic e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.
Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe qe ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.
Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri tjetrit. Varrimi i Enea Mekollit do te behet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë shkuar për ngushëllim te familja e efektivit Enea Mekolli, i cili u vra sot me armë zjarri në zonën malore të Lozhanit në Maliq nga Violand Braçellari.
Gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, por ky i fundit hapi zjarr duke lënë të vdekur me një plumb në kohë efektivin Enea Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë.
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve, siç e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.
Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe që ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje. Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri-tjetrit.
Varrimi i Enea Mekollit do të bëhet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.

Foto: Enea Mekolli
Ngjarja e rëndë që i mori jetën efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ka prekur thellë opinionin publik. Pas uniformës që mbante me përkushtim fshihej një histori sakrifice dhe force shpirtërore.
Enea kishte zgjedhur t’i shërbente rendit dhe sigurisë së qytetarëve, duke ndjekur një rrugë që kishte lidhje të veçantë me familjen e tij. E pikërisht me vëllain e tij i cili kishte shërbyer më parë në radhët e policisë.
Ai humbi jetën pas një sëmundjeje të rëndë, por la pas dëshirën që Enea të vazhdonte me krenari misionin e nisur prej tij.
Me përkushtim ndaj detyrës dhe respekt për amanetin familjar, Enea veshi uniformën e policit dhe ia kushtoi jetën shërbimit ndaj vendit.
Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta gjatë ushtrimit të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Në një konferencë për shtyp krah ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita bëri me dije se ka nisur një hetim për procedurat standarde lidhur me Violand Braçellarin, autorin e vrasjes së efektivit në Maliq të Korçës.
“Kam urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme për të nisur hetim për procedurat standarde për punën që është kryer për kapjen e këtij shtetasi në kërkim dhe pse Drejtoria e Korçës s’ka kërkuar ndihmë nga forcat RENEA dhe të Sigurisë. Grupi hetimor po vijon punë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Hita.
Kryepolici u shpreh se nuk ka pasur dijeni lidhur me operacionin.
“Momentin që është zhvilluar operacioni, nuk kam pasur dijeni dhe masat janë operacionale që i përkasin Drejtorise Korçë”, tha Hita.
Hita konfirmoi se kanë qenë 40 forca policie, të gjitha të pajisura me jelekë antiplumb, por breshëria e automatikut e çau edhe këtë mburojë.
“Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori, ka përshkuar tejpërtej edhe antiplumbin”, tha Hita.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka mbërritur në Korçë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Lozhan të Maliqit, ku gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri.
Burime të Report TV tregojnë se drejtori i Policisë po ndjek nga afër zhvillimet lidhur me operacionin që përfundoi me neutralizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi vlerësimin e rrezikshmërisë së 43-vjeçarit, i cili rezultonte person me precedentë penalë dhe i kishte shpëtuar më herët disa operacioneve të forcave RENEA.
Autori Violand Braçellari ka mbërritur nga spitali i Korçës te Trauma me ambulancë. Mjekët u shprehën se ai ndodhet në gjendje stabël dhe se ka marr 3 plumba, një në bark dhe dy në dorë.
Ministri i brendshëm, Besfort Lamallari bëri me dije se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, që humbi jetën në krye detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Lamallari tha se kanë nisur hetim për zbardhjen e përgjegjësisë së plotë për respektimin e protokolleve.
"Humbje e madhe për të gjithë Policinë e Shtetit, për shtetin shqiptar. Humbëm shërbëtor të ligjit. U takova me stafin dhe familjen e policit të plagosur, u sigurova mbështetjen maksimale, po bëjmë të pamundur që gjendja të mbetet e stabilizuar dhe duhet të japim kohë dhe lehtësim stafit të bëjnë kohën e tyre, në mënyrë që të bëjnë të mundur që ai të kthehet pranë familjes së tij.
Kam kërkuar nisjen e procedurave për shpalljen e policit dëshmor i atdheut. Kemi 232 efektivë që janë martirë të policisë. Nuk duhej ky rast, është fatkeqësi për gjithë shtetin shqiptar. Në komunikim me Hitën, i kam kërkuar të bëhet vlerësim i situatës, respektimit të protokolleve dhe marrjen e çdo mase ligjore konfom ligjit në fuqi dhe përgjegjësisë që secili duhet të ketë për menaxhimin e kësaj situate. Kush do që del përgjegjës përballë këtij hetimi, do mbaj përgjegjësi", tha Lamallari.

Autori Violand Braçellari dhe efektivi i vrarë
Report Tv zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi i Shqiponjave, Enea Mekolli. Burimet thonë se autori Violand Braçellari është parë dje në fshat duke bërë xhiro, policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij. Blutë janë informuar se nga fshati Lozhan, 43-vjeçari ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.
Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s, policia e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur. Burime bëjnë me dije se kanë qenë vetëm 6 policë të shqiponjave.
Violand Braçellari, autor i vrasjes së efektivit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri, nuk ka treguar për asnjë moment pendesë për ngjarjen që nga momenti i arrestimit. Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat qe e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk rënkonte. Ai është nisur drejt Traumës me ambulancë që nga Korça për mjekim të specializuar ndërsa mjekët thanë se ndodhet në gjendje stabël.
Në krah të ambulancës ku po futet autori i plagosur, janë një grup personash të revoltuar, të cilët lëshojnë ofendime drejt 43-vjeçarit.
Report Tv sjell pamjet me dron nga stani ku fshihej i shumëkërkuari Violand Braçellari. Ky i fundit nuk pranoi të dorëzohej ndërsa hapi zjarr drejt efektivëve të forcave ‘Shqiponja’ duke vrarë Enea Mekollin dhe duke plagosur Edison Adrin. Edhe vetë Braçellari është plagosur me 3 plumba.

Foto nga brenda stanit
Në spitalin e Traumës ka mbërritur Edison Adri, efektivi i plagosur sot nga operacioni në Lozhan të Korçës. Nga i njëjti operacion, ndërroi jetë efektivi Enea Mekolli.
“Humbëm një koleg të mrekullueshëm, një baba, një familjar të përkushtuar dhe Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj punonjësin e saj në shërbim të qytetarëve. Edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe po merr ndihmën mjekësore. Edhe personi në kërkim që ishte bërë rrethimi i tij për neutralizimin dhe kapjen e tij është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës”, tha Hita.
Hita u pyet nga gazetarët nëse ishin marrë masat e duhura operacionale duke vlerësuar rrezikshmërinë e autorit të krimit që ishte i shumëkërkuar dhe nëse po bëheshin hetime për planin operacional.
Ai u përgjigj se: Tashmë hetimet kanë filluar si nga Prokuroria e Korçës, ashtu edhe Standardet Profesionale që janë nisur drejt Korçës. Edhe unë nga këtu do nisem drejt Korçës për të ndjekur nga afër çfarë ka ndodhur dhe dinamikën e ngjarjes.
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri 36 vjeç ka mbërritur me helikopter në spitalin e Traumës i intubuar dhe me plagë në pjesën e qafës dhe të kokës, sqarojnë mjekët në spitalin e Traumës.
“Pacienti është pritur në Korçë është stabilizuar, është i intubuar. Do dimë t’iu themi më shumë në vijim. Është futur në sallë. Po bëhet maksimumi për të marrë rezultatin maksimal. Ka lëndime në pjesën e qafës dhe të kokës. Gjithmonë një traumë e këtyre përmasave është jetë kërcënuese. Është herët akoma për të thënë”, tha mjekja në spitalin e Traumës.
Ndërkohë autori Violand Braçellari është nisur nga spitali i Korçës drejt Traumës me ambulancë. Ai ka marrë një plumb në bark dhe 2 plumba në pjesën e dorës ndërsa mjekët thanë se është në gjendje stabël.
Efektivi i ‘Shqiponjave’, Edison Adri 36 vjeç, që mbeti i plagosur sot në operacionin në Lozhan të Maliqit, ka mbërritur në spitalin e Traumës ku do të marrë mjekim të specializuar. Mjekët te spitali i Traumës deklarojnë se Adri ka plagë në pjesën e qafës dhe të kokës dhe se nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.
Familjarë të efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Edison Adri shihen duke qarë e në gjendje të rënduar emocionale teksa 36-vjeçari po dërgohet me helikopter nga spitali i Korçës drejt Traumës për mjekim të specializuar.
Në zonë ndodhen dhe punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit, të cilët gjithashtu kanë shpërthyer në lot teksa shohin kolegun e tyre të plagosur. Ndërkohë efektivi Enena Mekolli ndërroi jetë pas të shtënave me armë zjarri në stanin në Lozhan ku kishin shkuar për të arrestuar autorin Violand Braçellari.
Violand Braçellari 43 vjeç është autori i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së policit Edison Adri. Braçellari ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve ndërsa ishte fshehur në një stan në Lozhan dhe refuzonte të dorëzohej.
Policia i është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe e ka neutralizuar. Ai ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe 2 në dorë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Violand Braçellari, i cili vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër gjatë një operacioni për kapjen e tij, rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal. 43-vjeçari cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë, ndërsa ka marrë edhe një dënim në mungesë për trafik narkotikësh.
Në vitin 2017, ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës dhe u shpall fajtor për prodhim dhe trafik narkotikësh. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit, Apeli si edhe Gjykata e Lartë me një vendim të marrë në janar 2024.
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë që Report Tv e disponon, Braçellari u vu në vëzhgim nga policia pas informacioneve se po merrej me trafik narkotikësh. Më 29 shtator 2015, forcat e policisë organizuan një operacion në vendin e quajtur “Çezma e Senishtit” në Korçë, ku fillimisht konstatuan një automjet të dyshuar dhe më pas një tjetër mjet tip “Mercedes Benz”, ku udhëtonte edhe Violand (Roland) Braçellari së bashku me dy persona të tjerë.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën qese plastike të zeza dhe doreza kirurgjikale. Kjo bëri që blutë asokohe ta shoqëronin Braçellarin dhe dy të tjerët në polici dhe gjatë këqyrjes që i është bërë celularit të tij, janë gjetur pamje fotografike dhe video me lëndë të dyshuar si narkotike, të mbjella, duke u transportuar, tharë.
Në komunikimet telefonike të administruara nga policia, Braçellari bisedonte me persona të identifikuar në telefon si “Sandri” dhe “Toni” për tharjen dhe transportimin e drogës. Më pas, gjatë kontrollit në një banesë që përdorej prej tij në fshatin Lozhan i Sipërm, policia gjeti mbetje të bimës narkotike cannabis sativa.
Mbetet mister se si Braçellari u lriua nga qelia, kur ai ishte arrestuar dhe mori edhe një vendim me 10 vite burg nga Gjykata e Korçës.
Ndërkohë, në vitin 2024, Prokuroria e Korçës e mori të pandehur për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj shtetasit Valdet Bezhani. Në janar 2026, Gjykata e Korçës urdhëroi njoftimin e tij për seancën gjyqësore, pasi ai nuk ishte gjetur në adresën e banimit në Lozhan të Maliqit. Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.


Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës me helikopterin e ushtrisë. Ndihmën e parë mjekësore ai e ka marrë në spitalin e Korçës ndërsa ende nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.

Viktima Enea Mekolli dhe autori Violand Braçellari
Violand Braçellari ishte fshehur në një stan në Lozhan të Maliqit teksa ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës për ‘prodhim e shitje të narkotikëve’ dhe i dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim.
Forcat ‘Shqiponja’ rrethuan stanin dhe i bënë thirrje 43-vjeçarit të dorëzohej, por ai ka refuzuar dhe në një moment ka hapur zjarr ndaj policisë. Nga shkëmbimi i zjarri mbeti i vdekur efektivi Enea Mekolli ndërsa u plagos polici Edison Adri.
Violand Braçellari është plagosur si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga policia, është neutralizuar dhe është prangosur.
“Korçë/Informacion paraprak
Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie, nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.
Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).
Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Report Tv ka siguruar foton e Violand Braçellarit, autor i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri në Lozhan të Maliqit. Braçellari rezulton në kërkim që prej vitit 2017 për llogari të policisë së Vlorës.
Policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe shkuan për të arrestuar, por i përballën me pritë. 43-vjeçari cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Enea Mekolli është polici që mbeti i vrarë në krye të detyrës. Mekolli dhe kolegu i tij, Edison Adri ishin gjatë një operacioni në Maliq për kapjen e një të kërkuari kur janë qëlluar me armë nga Violand Bracellari.
Report Tv siguroi foton e policit të vrarë Enea Mekolli, ndërsa kolegu i tij ka mbetur i plagosur dhe do të dërgohet me helikopter në Tiranë për mjekim.
Komente











VARENI ME TEL ATY NE STAN QENIN..SY PER SY E DHEMB PER DHEMB......
PërgjigjuSi ka mundësi që të ketë kaq shumë pa aftësia në polici,çfar drejtësish janë këta anti plumbi është minimalja.Kjo është çmënduri në 36 vjet vriten 250 bijë nënash,prindër që lënë rrugëve gratë dhe fëmijët,ku janë drejtuesit.... Të bësh një aksident me makinë drejtusi i mjetit hyn në burg.... Të keq menaxhosh një situatë të tillë ku të vritet vartësit drejusi .....
PërgjigjuPër mendimin tim! Policia nuk ka kryer veprime dhe nuk është treguar profesionale! Ngushëllime familjarëve të Policit
PërgjigjuSa keq per brezin e ri , po humbin jeten ne detyre disa po marrin rrugen e keqe , kjo eshte nje plage e thelle sociale. Ngushéllime per heroin e shtetit! Koha qe republika te ofroje me shume bursa dhe te arsimoje popullin
PërgjigjuÇA THONI POLICËET SKANË ANTIPLUMB..... POLICËT SKANË ROBA..... KA 3 VJETË QË ËSHTË BLLOKUAR TENDERI....
PërgjigjuEliminojeni
PërgjigjuPasojat e narkoshtetit anarkik or teeeejjjjj
PërgjigjuME KËMBËR TË MBAR DREJTORI RI.... ISHTE AI I PARI QË SULMOI POLICËT.... DUKE I HRQUR NGA RRUGA..... DHENPËR NJË MUAJ.MË SHUMË VIKTIMA QË NGA AKDIDENTET ME MAKINË, VRASJET ME ARMË, DHE TANI MARIN GUXIM DUKE JU DREJTUAR DHE ARMËN POLICVE DHE I VRAR.....