Ndalet Man. City, Liverpool merr kreun e Premier League! Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë

Ndalet Man. City, Liverpool merr kreun e Premier League! Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë

Festa e Arsenalit

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka ka nisur me surpriza, ku Newcastle ndali në barazim 1-1 Manchester Cityn dhe për rrjedhojë Liverpooli merr kreun e renditjes pas fitores 1-2 kundër Wolves. Ndërkohë spektakël në sfidat e tjera, me Chelsea dhe Arsenal që siguruan tri pikë mes goleadave.

Në "St. James Park", vendasit e Newcastle ndalën në barazim 1-1 kampionët në fuqi të Manchester Cityt. Ky është barazimi i dytë radhazi për djemtë e Guardiolës, që mund të shohin sesi u ikën kreu nga duart. Përballja në fushë ishte me raste dhe grintë, ndërsa miqtë kaluan në epërsi me golin e Jasko Gvardiol në minutën e 35-të, kjo pas pasimit të Grealish. Në fraksionin e dytë Gordon nga penalltia u tregua i saktë dhe vendosi ekuilibrat në 1-1.

Në "Emirates", Arsenal fitoi 4-2 kundër Leicester. Nëse shohim thjesht rezultatin mund të themi se vendasit e kanë pasur të lehtë, por diçka e tillë nuk është e vërtetë. Paçka se Arsenali e mbylli pjesën e parë 2-0 me golat e Martinellit dhe Trossard, dopieta e Justin (goli i dytë spektakolar) bëri që "Topçinjtë" të dridheshin në shtëpi. Duhej minuta e 90+4 që Ndidi të devijonte në portën e tij krosimin e Trossard për avantazhin 3-2 të Arsenalit. Në minutën e nëntë shtesë Havertz shënoi golin e qetësisë, ndërkohë që Arsenal barazon Cityn në renditje me 14 pikë. Portieri i Leicester, Mads Hermansen ishte njeriu që priti 15 topa drejt portës së tij, por u mposht vetëm në shtesë.

Në 'Stamford Bridge' Chelsea fitoi 4-2 kundër Brighton. Miqtë kaluan në epërsi me Rutter, teksa Cole Palmer "u çmend" dhe në harkun e 20 minutave shënoi katër herë për përmbysjen 4-1 (21', 28', 31', 41'). Brighton shënoi golin e dytë me Baleba po në pjesën e parë. Cole Palmer bëhet lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon katër gola në pjesën e parë.

Liverpooli fitoi 1-2 kundër Wolves në udhëtim dhe pas javës së gjashtë mban kreun e Premier League. Goli i parë për djemtë e Arne Slot erdhi në shtesën e dytë të pjesës së parë, me Konate që nuk gaboi pas pasimit të Diego Jotas. Ndërkohë që "Ujqërit" u zgjuan dhe shënuan golin e barazimit në minutën e 56-të me Nouri, para se Salah të shënonte golin e dytë për Liverpool nga penalltia (61'). Liverpool përfiton nga dy hapat fals të Man. City dhe merr kreun e Premier League me 15 pikë.

Premier League, raundi 6:

E shtunë, 28 shtator 2024

13:30 Newcastle 1-1 Manchester City

16:00

Arsenal 4-2 Leicester

Brentford 1-1 West Ham

Chelsea 4-2 Brighton

Everton 2-1 Crystal Palace

Nottingham 0-1 Fulham

18:30 Wolves 1-2 Liverpool

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
Liverpooli 'kafshon' 1-2 Wolvesin dhe merr kreun e Premier League


Liverpooli fitoi 1-2 kundër Wolves në udhëtim dhe pas javës së gjashtë mban kreun e Premier League. Goli i parë për djemtë e Arne Slot erdhi në shtesën e dytë të pjesës së parë, me Konate që nuk gaboi pas pasimit të Diego Jotas. Ndërkohë që "Ujqërit" u zgjuan dhe shënuan golin e barazimit në minutën e 56-të me Nouri, para se Salah të shënonte golin e dytë për Liverpool nga penalltia (61'). Liverpool përfiton nga dy hapat fals të Man. City dhe merr kreun e Premier League me 15 pikë.

Ora 19:19
Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë


Brentford është skuadra e parë në historinë e Premier League që shënon në minutën e parë në tri ndeshje radhazi. Kundër Man. Cityt shënoi Yone Uissa pas 22 sekondave, ndërsa kundër Tottenham Mbeumo pas 23 sekondave lojë. Këtë të shtunë sërish Mbeumo shënoi pas 38 sekondave kundër Uest Ham.

Ora 16:51
Ndeshje e 'çmendur' në Londër, Cole Palmer shënon katër gola në pjesën e parë për Chelsean! Futet në histori


Chelsea fitoi 4-2 pjesën e parë kundër Brighton në 'Stamford Bridge'. Ndeshja ishte me të vërtetë e "çmendur" në 45 minutat e para, me Cole Pamer që shënoi katër gola për Blutë e Londrës. Nëse ndeshja u hap nga Brighton me Rutter, Palmer përmbysi gjithçka në minutat 21, 27, 31 dhe 41. Ditë për t'u mbajtur mend nga sulmuesi anglez. Cole Palmer bëhet lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon katër gola në pjesën e parë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur