Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë! Ndalet Man. City, Liverpool ka shansin për kreun

Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë! Ndalet Man. City, Liverpool ka shansin për kreun

Festa e Arsenalit

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka ka nisur me surpriza, ku Newcastle ndali në barazim 1-1 Manchester Cityn. Ndërkohë spektakël në sfidat e tjera, me Chelsea dhe Arsenal që siguruan tri pikë mes goleadave. Liverpool ka shansin për të marrë kreun nëse mposht Uolves.

Në "St. James Park", vendasit e Newcastle ndalën në barazim 1-1 kampionët në fuqi të Manchester Cityt. Ky është barazimi i dytë radhazi për djemtë e Guardiolës, që mund të shohin sesi u ikën kreu nga duart. Përballja në fushë ishte me raste dhe grintë, ndërsa miqtë kaluan në epërsi me golin e Jasko Gvardiol në minutën e 35-të, kjo pas pasimit të Grealish. Në fraksionin e dytë Gordon nga penalltia u tregua i saktë dhe vendosi ekuilibrat në 1-1.

Në "Emirates", Arsenal fitoi 4-2 kundër Leicester. Nëse shohim thjesht rezultatin mund të themi se vendasit e kanë pasur të lehtë, por diçka e tillë nuk është e vërtetë. Paçka se Arsenali e mbylli pjesën e parë 2-0 me golat e Martinellit dhe Trossard, dopieta e Justin (goli i dytë spektakolar) bëri që "Topçinjtë" të dridheshin në shtëpi. Duhej minuta e 90+4 që Ndidi të devijonte në portën e tij krosimin e Trossard për avantazhin 3-2 të Arsenalit. Në minutën e nëntë shtesë Havertz shënoi golin e qetësisë, ndërkohë që Arsenal barazon Cityn në renditje me 14 pikë. Portieri i Leicester, Mads Hermansen ishte njeriu që priti 15 topa drejt portës së tij, por u mposht vetëm në shtesë.

Në 'Stamford Bridge' Chelsea fitoi 4-2 kundër Brighton. Miqtë kaluan në epërsi me Rutter, teksa Cole Palmer "u çmend" dhe në harkun e 20 minutave shënoi katër herë për përmbysjen 4-1 (21', 28', 31', 41'). Brighton shënoi golin e dytë me Baleba po në pjesën e parë.

Premier League, raundi 6:

E shtunë, 28 shtator 2024

13:30 Newcastle 1-1 Manchester City

16:00

Arsenal 4-2 Leicester

Brentford 1-1 West Ham

Chelsea 4-2 Brighton

Everton 2-1 Crystal Palace

Nottingham 0-1 Fulham

18:30 Wolves - Liverpool

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
Ndeshje e 'çmendur' në Londër, Cole Palmer shënon katër gola në pjesën e parë për Chelsean


Chelsea fitoi 4-2 pjesën e parë kundër Brighton në 'Stamford Bridge'. Ndeshja ishte me të vërtetë e "çmendur" në 45 minutat e para, me Cole Pamer që shënoi katër gola për Blutë e Londrës. Nëse ndeshja u hap nga Brighton me Rutter, Palmer përmbysi gjithçka në minutat 21, 27, 31 dhe 41. Ditë për t'u mbajtur mend nga sulmuesi anglez.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Granit Xhaka në fushë, sot luhet Bayern Munich - Leverkusen! Fitojnë Leipzig e Gladbach

Granit Xhaka në fushë, sot luhet Bayern Munich - Leverkusen! Fitojnë Leipzig e Gladbach