Mariza Ikonomi rrëfen lidhjen që e
lëndoi: Ai më la dhe erdhi pas 3 ditësh

Mariza Ikonomi rrëfen lidhjen që e<br />lëndoi: Ai më la dhe erdhi pas 3 ditësh
Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi është në ndër artistet shqiptare e cila e ka ruajtur gjithmonë jetën private me shumë fanatizëm.

Por në një intervistë për INTv, Mariza është rrëfyer për lidhjen e saj 5-vjeçare që ka lënë gjurmë tek ajo. Ajo ka treguar se është ndarë pasi ish i dashuri i saj e kishte lënduar.

 "Jam lënduar. Ai nuk është se më bëri ndonjë gjë të madhe, por unë si kokëderre që jam, mendova se ishte diçka e madhe. Më la dhe u kthye pas tre ditësh për t’u pajtuar, por unë nuk e mendova gjatë dhe nuk e fala. Dhe kështu përfundoi. Doja të tregoja kokëfortësinë time. Kjo ishte dhe lidhja më e gjatë që kam patur, 5 vjet. U ndamë se më lëndoi”, rrëfeu këngëtarja duke thënë gjithashtu se tashmë është në një marrëdhënie të re.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën