Marrëdhëniet këtu ngrijnë
Duke frekuentuar prej 26 vitesh Italinë, mes miqve atje kam vënë re disa gjëra që më kanë bërë të reflektoj në vite. Për shembull: miqësi që ruhen nga fëmijëria, deri në moshë të madhe.
Duke frekuentuar prej 26 vitesh Italinë, mes miqve atje kam vënë re disa gjëra që më kanë bërë të reflektoj në vite. Për shembull: miqësi që ruhen nga fëmijëria, deri në moshë të madhe. Më bënte përshtypje të shihja e të vazhdoj të shoh tavolina e festa me miq të profesioneve të ndryshme, interesave të ndryshme, niveleve të ndryshme, të mbledhur e të lidhur bashkë vetëm nga një fjalë: Miqësi. Mjekët me gazetarët, ekonomistë me arkitektë, agronomë me gjykatës e prokurorë, të mbledhur bashkë në emër të miqësisë së ruajtur që në fëmijëri. Pak ose aspak shihja njerëz që i lidhte puna, pra miqësi sepse punojnë në një institucion apo biznes. Vëzhgoja e mahnitur se si debatet e ndryshme, preferencat politike, nuk cënonin e cënojnë aspak këtë miqësi të krijuar mes furtunës dhe eksperiencave të viteve.
Duke vëzhguar në Shqipëri tavolinat e festave, darkave, janë kryesisht ato të interesave të punës ose të familjes së mbyllur, pak ato të miqësive të thella. Duket sikur në vite e kemi kollaj të lëmë pas krahëve apo të hedhim atë që kemi njohur e dashur që në vogëli apo duke u rritur. Duket sikur miqësia lidhet me interesin për atë që bëhet për momentin, duke humbur lehtësisht investimin njerëzor që vetëm përmes viteve mblidhet si një pasuri. Pasuria e një miqësie njerëzore, të grumbulluar mes eksperiencave në vite duket një fenomen i rrallë nga anët tona. Duket tamam sikur kalimi i viteve në një ekperiencë njerëzore, në vend që të përkthehet në mbledhjen dhe ruajtjen e më të mirës në marrëdhënien, shprehet me eliminimin e sa në këtë marrëdhënie është arrirë. Mendoj se zëvendësohet lehtësisht me marrëdhëniet e interesit të momentit: Marrëdhënie pune, sentimentale. Edhe një mërrëdhënie pune me kalimin e viteve mund të bëhet një miqësi-pasuri njerëzore, por duket se në shumicën e rasteve, edhe kjo merr fund, me fundin e interesave nga njëra palë apo tjetra.
Më duket se këtu ne lodhemi shpejt e nuk sakrifikojmë për të ndërtuar e për t'u përmirësuar; kështu si me miqësinë lodhemi të përmirësojmë edhe një punë, një aktivitet. Kujt nuk i ka qëlluar të shkojë një një restorant të bukur e të mirë, por me kalimin e muajve, viteve, sa herë do të kthehemi aty, nuk shohim përmirësimin e ushqimit apo të strukturës, por përkundrazi, një përkeqësim në shije e në shërbim. Po për ruajtjen e gjërave të bukura që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë kanë bërë që në antikitet?
Kompleksi i Rozafës, ku vëllai i vogël dëshiron aq shumë ta ngre Kështjellën në Shkodër, (nënkuptojmë ndërtimin e cdo gjëje) ndërsa dy të tjerët bëjnë të kundërtën, sikur na qëndron në kokë si një shpatë që nuk na lejon për t'u përmirësuar në asnjë lloj marrëdhënie njerëzore. Me pranverën, ndoshta, është momenti për të reflektuar se sa kemi ndërtuar dhe sa kemi rrëzuar në ekzistencën tonë njerëzore.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor, 13:49
-
Punonjësit me paga të ulëta në administratë do të marrin bonus 15 mijë lekë
25 Dhjetor, 13:45
-
Krishtlindjet/ Spiropali: Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti dhe mirëkuptimi
25 Dhjetor, 13:44
-
Kampione e dimrit, kapiteni Dita rrëfen Dinamon për Report TV: S’fshihemi për titullin, ‘Final-4’ i çuditshëm
25 Dhjetor, 13:41
-
Berisha në Katedralen e Shën Palit: Magjia e Krishtlindjes të shndërrohet në frymëzim e forcë për të gjithë
25 Dhjetor, 13:39
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Mesazhi i Krishtlindjes, Ati i Shenjtë: Ndalni luftën në Gaza! Të heshtin armët dhe në Ukrainë, hapni portat e dialogut! Bekimi Urbi et Orbi
25 Dhjetor, 13:20
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Korçë/ Hyri me forcë në ambientet e një banke, jepet masa detyrim paraqitje për 38-vjeçarin
25 Dhjetor, 13:03
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Krishtlindje lufte në Palestinë! Të krishterët në kërkim të shpresës, Betlehemi kthehet në një qytet të trishtuar
25 Dhjetor, 12:54