LEZHË- Pas përfundimit të verifikimeve në qendrën pritëse në Shëngjin, 12 nga 16 emigrantët e mbërritur të mërkurën (16 Tetor) në vendin tonë janë dërguar në kampin e Gjadrit.
Transporti i tyre është bërë me autobus gjatë mesnatës, ndërsa 4 të tjerët, dy prej të cilëve të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore janë dërguar në Itali.
Gazetari i Report TV, Elvis Hila, raporton se procedurat po vijojnë nga autoritetet italiane, edhe me ndihmën e atyre shqiptare, që prej ditës së djeshme, kur mbërriti anija ‘Libra’ me 16 refugjatët e parë të kontigjentit, me egjiptianë dhe sirianë.
Kapaciteti për momentin është 400 persona dhe deri tani ka përfunduar 70% e strukturave pritëse dhe akomoduese, përfshi edhe logjistikën e nevojshme.
Konkretisht, rreth orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm, anija 'Libra" u ankorua në portin e Shëngjinit me 10 refugjatë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.
Të hënën e 14 tetorit 2024, anija ‘Libra’ e Marinës Ushtarake italiane u nis nga Lampeduza drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampin e emigrantëve në Gjadër. Ata u shpëtuan në det të dielën e 13 tetorit.
Fillimisht në bord u krye një kontroll fillestar i emigrantëve për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe aty presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale.
Kjo marrëveshje është vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, si kryekomisionerja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët Itali-Shqipëri, mund të merret shembull edhe nga BE-ja.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut, por pavarësisht kundërshtimeve u ratifikua me shumicë votash nga përlamentet e të dy vendeve.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
20.4%
-
Opozitës
76.1%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor, 19:52
-
VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një person i plagosur
17 Tetor, 18:35
-
Opozita italiane në kampin e Gjadrit: Dështim që ditën e parë, Meloni të heqë dorë nga marrëveshja me Shqipërinë! Transferimi kushtoi 18 mijë euro për person (VIDEO)
17 Tetor, 12:31
-
Aksident në aksin rrugor ‘Lezhë-Shkodër’! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 2 të plagosur
17 Tetor, 09:34
-
12 emigrantët e parë në Gjadër/ Indrit Sefa: Meloni kërkon të demotivojë migrimin e paligjshëm! Idajet Beqiri: Shqipëria po i kthen borxhin Italisë
16 Tetor, 22:26
-
Emigrantët e parë në Gjadër/ 'Italia ka mbajtur 1 milion shqiptar', Ngjela: Nuk na vjen e keqja nga një vend i NATO-s! Saliun pyeteni çfarë e keqe vjen nga Beogradi
16 Tetor, 19:03
-
Emigrantët e parë në Shëngjin, Çollaku: Shqipëria si depo magazinimi për qeniet njerëzore! Rama vonoi negociatat me 10 vite
16 Tetor, 18:52
-
Emigrantët nga Italia në Shëngjin, Arbër Hoxha: Gjykim sipas ligjeve italiane në rast të kryerjes së një vepre penale! Avokati Serjanaj: Ka një trajtim jo të barabartë ndaj tyre
16 Tetor, 16:10
-
Emigrantët e parë në Shëngjin, Meta: Të ngrihemi në protestë! Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë e vonuar
16 Tetor, 15:39
-
Mirditë/ Dhunuan dhe kërcënuan me armë pronarin e një karburanti se u kërkoi paratë për shërbimin, në kërkim 2 persona! Njëri prej tyre akuzohet për tentativë vrasje (EMRAT)
16 Tetor, 11:46
-
Nis zbatimi i marrëveshjes, emigrantët e parë mbërrijnë në Shëngjin, 12 do vendosen në Gjadër! 4 kthehen në Itali, 2 të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore (VIDEO + FOTO)
16 Tetor, 07:31
-
Nesër pritet të mbërrijë anija e parë me emigrantë, banorët e Shëngjinit: Marrëveshja ndihmë ndaj Italisë
15 Tetor, 16:27