Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Çaça: Bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë! Daci: Politike, nuk zbatohet! Nesturi: U zgjodh vendi jonë prej Ramës

Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni për emigrantët e paligjshëm ka qenë temë debati në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën.

Jurisit Alban Daci u shpreh se kjo marrëveshje sipas tij është vetëm politikë, pasi nuk mund të zbatohet.

“Kjo marrëveshje është politike, s’do të ketë zbatim. S’do jetë juridike e kam thënë unë e kanë thënë shumë analistë në mediet italiane. Pse është vetëm një mbështetje politike.”

“Ka mungesë sinqeriteti më shumë sesa mungesë transparence.  Në këto kampe ka probleme sa të duash në Itali. Nuk ka garanci. Edhe stafi që do vijë nuk do jenë të gjithë të ministrisë së brendshme, do kenë edhe status civil. Edi Rama thotë se do riatdhesohen. Prandaj them se ka mungesë sinqeriteti. 730 persona janë riatdhesuar nga 150 mijë që kanë zbarkuar. Si do riatdhesohen. Kosotoja është e lartë. Italia s’e ka zgjidhur në vendin e vet ende. Shumica e vendeve nga vijnë nuk kanë marrëveshje riatdhesimi me Italinë”, tha Daci.

Eksperti për Çështjet e Sigurisë dhe Emigracionit Redion Qirjazi u shpreh skeptik për marrëveshjen. Sipas tij ajo nuk është specifike sidomos në çështjen e sigurisë.

“Nuk janë duke folur për gjëra specifike. Çfarë do ndodhë nese kemi rast të kriminalitetit nëse ndodh në rrugët e Shqipërisë. Çfarë ndodh? A ndërpritet marrëveshja. Ku e kuptojmë ne sensin e përgjegjësisë që mund të ketë Shqipëria ndaj Italisë”.

“Mendoj që do t’i bënte nder Shqipërisë nëse do të ishte marrëveshje bashkëpunimi me shqipërinë për trajnimin e azilkërkuesve? Problemi që kam është se çfarë përfiton Shqipëria nga kjo marrëveshje dhe përse bëhet kjo marrëveshje kur nuk do të gjejë aplikim.”

Të njëjtin mendim ndante edhe avokati Përparim Çaça. Sipas tij kjo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.

“Në kuptimin e sigurisë dhe atë ligjor nuk është e thjeshtë. Kjo marrëveshje bie ndesh me kushtetutën e Shqipërisë dhe me normat e të drejtës ndërkombëtare. S’mund ti lëshosh një territor të caktuar. Në momentin që janë në territorin shqiptar prevalon e drejta e dubinit që ika dhënë disa të drejta emigrantëve. Ata nuk mund të kërkojnë azil në Itali dhe Shqipëri. Do jetë komplekse kjo pjesa se kush do të merret me ta. Nëse do dalin 200 veta… Nëse u ndodh diçka e atyre. Është komplekse. Nuk është e thjeshtë sa e bëjmë. Është precedent i rrezikshëm. Unë nuk e di si është bërë kjo marrëveshje, nëse është bërë sa për të bërë shtrëngimin e dorës kjo është çështje tjetër.”

Një qasje ndryshe kishte analisti Plator Nesturi i cili tha bëri një krahasim të figurës dhe Melonit me atë të Ramës në vendet ku ata qëverisin.

“Në kohën që jemi dhe në këto konflikte janë të rëndësishëm ata që kanë stabilitet të brendshëm dhe janë figura të forta brenda vendit të tyre. Italia është e madhe por forca e Melonit brenda Italisë dhe e Ramës brenda Shqipërisë, e këtij të fundit është më e fortë brenda Shqipërisë. Problemi kush është? Fakti që nuk i mirëpresim dot siç duhet apo jeni kundër emigracionit që të thoni këtë gjë? Janë element që nuk bëjnë sens”, shtoi Nesturi.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton