Nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali, vijnë 16 emigrantët e parë nga Bangladeshi e Egjipti! Anija ‘Libra’ ankorohet në portin e Shëngjinit (VIDEO + FOTO)

LEZHË- Nis sot zbatimi i Marrëveshjes Shqipëri - Itali, firmosur në nëntorin të vitit të shkuar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni për strehimin e emigrantëve që do të shpëtohen në det. 

Anija ushtarake italiane me refugjatët e parë e cila u nis të hënën e 14 tetorit nga ishulli i Lampeduzës në Itali mbërriti mëngjesin e sotëm, rreth 08:00 në portin e Shëngjinit.

Një sërë efektivësh të policisë italiane shoqëruan gjatë gjithë kohës anijen dhe kur anija hyri në ujrat shqiptare u shoqërua nga policia kufitare' raportoi gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Elvis Hila nga porti i Shëngjinit.

Pas mbërritjes, anija "Libra" u ankorua në port për të kryer procedurat.  Policia e Lezhës  duke konfirmuar ankorimin informoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe ato të zbatimit të procedurave të përshpejtuara kufitare.

"Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë.  Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare" informoi sot policia. 

Emigrantët e parë në Lezhë
Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët u shpëtuan në det të dielën (13 tetor) . Pak metra larg kalatës ku është ankoruar anija ushtarake italiane ndodhet qendra e parë, ku emigrantët do të ndalojnë për të paktën disa orë në pritje të procedurave burokratike. Aty ata fillimisht do të mund të bëjnë dush, të ndërrohen me veshjet e reja që do t’u ofrohen si dhe të ushqehen. Më pas do të kalojnë procesin e identifikimit. Më pas do të transportohen drejt Gjadrit, i cili është funksional që prej javës së shkuar. Në qendrën e Gjadrit është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.

 

Të hënën e 14 tetorit 2024, anija ‘Libra’ e Marinës Ushtarake italiane u  nis nga Lampeduza  drejt Shqipërisë  për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampin e emigrantëve në Gjadër. Ata u shpëtuan në det të dielën e 13 tetorit. Fillimisht në bord u krye një kontroll fillestar i emigrantëve  për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe aty presin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale. 

Reagimi  i BE-se

Ky i sotmi ështe operacioni i parë dhe pritet të vijojë me grupet e tjera. Kapaciteti për momentin është 400 persona dhe deri tani ka përfunduar 70% e strukturave pritëse dhe akomoduese, përfshi edhe logjistikën e nevojshme. Kampi është ndarë në disa seksione të veçanta, ku përfshihet edhe izolimi për personat që kryejnë krime apo seksioni i trajtimit procedurial para se të jepet apo refuzohet azili. Nëse refuzohet, emigrantët riatdhesohen në vendet e tyre.

"Reuters" e cilëson marrëveshjen për emigrantët si kontroverse, por thekson se është e parë dhe e vetmja midis një vendi anëtar të BE dhe një vendi të paanëtarësuar në union.

Kjo marrëveshje është vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët, si kryekomisionerja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët Itali-Shqipëri, mund të merret shembull edhe nga BE-ja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Solli emigrantët në portin e Shëngjin, momenti kur largohet anija ‘Libra’

Anija ‘Libra’ që solli emigrantët e parë në portin e Shëngjinit është larguar për në brigjet italiane. Report Tv sjell pamjet nga momenti kur anija lë portin e Shëngjinit.

Sot nisi zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri, ku 16 emigrantët e parë nga Bangladeshi dhe Egjipti u sollën në qendrën pritëse në Shëngjin. Pas verifikimit dhe kontrolleve, emigrantët do të vendosen në kampin në Gjadër deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil.

Ora 11:18
Rama e Meloni si ‘gardianë’ burgu, banderola në Shëngjin kundër marrëveshjes për emigrantët! Aktivistja për Report Tv: Kampi si burg

Një grup aktivistësh kanë zhvilluar një protestë në Shëngjin, ndërsa sot nisi zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Aktivistët u shfaqën me një banderolë me foton e kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni.

Një prej aktivisteve duke folur për Report Tv shpjegoi edhe domethënien e kësaj banderole, duke thënë se kampi është si burg për emigrantët.

“Nga ana tjetër edhe ëndrra evropiane drejt së cilës këta emigrantë po shkojnë po shuhet. Emigrantët po priten nga dy gardianët e burgut, Rama dhe Meloni, kjo është ajo që Rama dhe Meloni kanë ngritur një burg për emigrantët. Ata po sillen në një burg. Sipas ligji europian emigrantët që vijnë në burgje dhe kërkojnë të drejtën për azil nuk mund të mbahen të burgosur, deri kur t’iu verifikohet identiteti. Do mbahen në burg në Gjadër gjatë gjithë këtij procesi”, tha ajo për Report Tv.

Foto nga protesta në Shëngjin
Ora 09:57
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit, më pas në Gjadër

Pak pasi anija italiane ‘Libra’ zbarkoi në portin e Shëngjinit dhe u përpunua me procedura të përshpejtuara kufitare pas ankorimit, 16 emigrantët në bord kanë zbritur në tokën shqiptare.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, raporton se refugjatët zbritën në portin e Shëngjinit, ku po ju nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit në qendrën pritëse.

Më pas do të transferohen drejt kampit të Gjadrit për procese akomodimi, përpunimi, verifikimi dhe izolimi apo riatdhesimi.

 

Ora 08:30
Report Tv në Shëngjin aty ku erdhën emigrantët e parë

Anija ushtarake italiane me refugjatët e parë e cila u nis të hënën e 14 tetorit nga ishulli i Lampeduzës në Itali mbërriti mëngjesin e sotëm, rreth 08:00 në portin e Shëngjinit.

Një sërë efektivësh të policisë italiane shoqëruan gjatë gjithë kohës anijen dhe kur anija hyri në ujrat shqiptare u shoqërua nga policia kufitare' raportoi gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Elvis Hila nga porti i Shëngjinit.Report Tv në Shëngjin aty ku erdhën emigrantët

Ora 08:29
Mbërritja e anijes 'Libra' me 16 emigrantët e parë, Policia: Kemi marrë të gjitha masat për sigurinë dhe procedurat e përshpejtuara kufitare

1729060365_vfvfd6.jpeg

Mbërritja e anijes 'Libra', sot në portin e Shëngjinit

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas mbërritjes dhe ankorimit të anijes italiane "Libra" në Portin e Shëngjinit sot (16 Tetor), në bordin e të cilës gjenden 16 emigrantët e parë nga marrëveshja Shqipëri-Itali, mes kryeministrave Rama-Meloni.

Policia e Lezhës konfirmon se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe "zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare".

Emigrantët pas procedurave paraprake dhe kontrollit, do të dërgohen në kampin e ngritur në Gjadër.

"Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare", thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia e Lezhës e caktuar me shërbim për ndjekjen e procedurave të përshpejtuara
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lindi: 16/10/2024 11:51

    Çfarë doni, ti presim me lule, tu themi mirëseardhët! Ata janë të panjohur, nuk dihet janë ashtu si thuhet emigrant apo hajdut, dembel e kriminel. A keni parë ç'ndodh në gjermani? Disa prej tyre sulmojnë femrat, disa në emër të allahut sulmojnë me thika e bomba. Të punojë evropa për ta, se duan asistencë dhe nuk punojnë. Masat e izolimit janë të sakta, të verifikohen dhe të procedohet sipas ligjit. Ne si vend i vogël dhe i pazhvilluar të jemi të kujdesshëm. Të meremi më shumë me hallet tona sesa me hallet e botës.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 16/10/2024 10:02

    Viva DUCE.

    Përgjigju
  • Ring: 16/10/2024 09:27

    Shtet bananesh, koloni e Melonit.

    Përgjigju
  • Adi: 16/10/2024 07:46

    A po ju duhet me hy si Irlanda apo si Bullgaria e Rumania? Nuk ma thotë mendja që si Irlanda por më shumë si Bullgaria e Rumania e nëse është ashtu shkoni në Gjermani dhe shihni lypsarë rumun në çdo semafor dhe punëtorë krahu bullgar në çdo fushë dhe pyesni a kan më shumë të drejta se Shqipëria sot!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Solli emigrantët në portin e Shëngjin, momenti kur largohet anija ‘Libra’

Solli emigrantët në portin e Shëngjin, momenti kur largohet anija ‘Libra’