'Marrëveshja thelbësore për Zgjedhoren'/ Basha- Varhelyit: Opozita është plotësisht e angazhuar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka falenderuar Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha pak më parë se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore. Basha shprehet sh[rehet se opozita është e angazhuar plotësisht që Reforma Zgjedhore të miratohet në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme.

“Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.”- u shpreh Basha.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë një strategji të re për të përballuar koronavirusin?

Komento

Komente

  • LORA: 02/06/2020 14:05

    Eshte e faktuar,me akte antishqxiptarizmi permanent, se babale-opozita eshte tejet e angazhuar per pengimin e udhes se europianizimit te Shqiperise sone. Jane te marum,shumica e cilesuar e shqiptareve i njeh me dhembe-e-dhemballe si gangstere,kusare dhe vrastare.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Zgjedhorja' / Kryeministri Edi Rama takon sot opozitën parlamentare! Ja çfarë kërkon