TIRANE - Javën e kaluar Këshilli i Ministrave vendosi heqjen e tarifave për ciklin e parë të studimeve të arsimit të lartë, si dhe reduktimin në masën 50% të nivelit “Master”, për të gjithë studentët pjesë e shtresave në nevojë.
Tashmë të gjithë këta studentët duhet të paraqiten për intervistë pranë Ministrisë së Arsimit më 29.10.2014 për tu intervistuar lidhur me kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit.
Njoftimi është dhënë nga vetë ky institucion i cili thekson se të gjithë kandidatët me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta në Institucionet e Arsimit të Lartë duhet në këtë datë për të zhvilluar intervistën e cila do të shqyrtojë kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e tyre.
Intervista do të zhvillohet nga komisioni i posaçëm i ngritur me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Më poshtë njoftimi i plotë për shtyp i Ministrisë së Arsimit:
Ministria e Arsimit dhe Sportit, njofton të gjithë kandidatët me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta, në Institucionet e Arsimit të Lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2014-2015, të paraqiten në MAS në datën 29.10.2014, ora 09:30, për të zhvilluar intervistën në zbatim të Udhëzimit nr. 34, datë 30.09.2014 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano – egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015”, i ndryshuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hiqet tarifa shkollore për shtresat në nevojë, "Masteri" 50% më lirë