Tirane- Në GJKKO vijon seanca gjyqësore ku i pandehur është ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre për shpërthimin e ndodhur në Gërdec, 15 mars 2008.
Ish-ministri i Mbrojtjes, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes "Gërdeci".
Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të munivioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.
Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.
Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta.
Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.
Lajmi ne perditesim...
Kapesh me dy cigare ashash hyn në burg,vret 26 njerëz të pa fajshëm shkatërron një fshat të tërë dhe jo që nuk penalizohesh por mbahet deputet...
PërgjigjuKalbeni në burg këtë Mediun e Eli Fara, ky sahanlëpirës aty në Reç të kalbet Qëni.
Përgjigju