Masakra e Lushnjës në 2017, Apeli i GJKKO konfirmon burg përjetë për Orgest Bilbilin e Anterio Kaloshin! Fajtorë edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares

Masakra e Lushnjës në 2017, Apeli i GJKKO konfirmon burg përjetë për Orgest Bilbilin e Anterio Kaloshin! Fajtorë edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi

Apeli i GJKKO ka dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Me pak ndryshime Apeli ka rikonfimuar kështu dënimin maksimal për 2 të akuzuarit. Ndërkohë Apeli GJKKO i ka dënuar edhe me nga 25 vite burg për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, duke ndryshuar kështu vendimin e shkallës së parë që pushoi çështjen.

Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili dhe Kaloshi akuzohen për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit' si dhe 'Prishja e qetësisë publike'.

Kujtojmë se Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotel 'Volorekës' në Pogradec, ndërsa ishte shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës. Ndërkohë Orgest Bilbili u kap në 10 prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici, pasi tentoi të largohej.

Si ndodhi ngjarja
Për masakrën e Lushnjës bashkë me Bilbilin dhe Kaloshin, akuzohet edhe një person i tretë Laert Haxhiu i cili vijon të jetë në kërkim nga policia. Sipas hetuesve shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Kush është Orgest Bilbili
Në tetor 2019, Orgest Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dash labi: 20/03/2023 15:40

    Saimir Taullau dhe Orges Bilbili kan tw njetin avokat....Detar Hysi...dhe kta skan lidhje si grup kriminal

    Përgjigju
  • Loran shehu: 20/03/2023 13:53

    Ksaj i thon te te denojn per opinion , shkoni o gjykates denoni ata qe vrasin gra e fmi dhe jo me opinion , dhe kta te aldo bares kan ber aq krime e te kqija sa qe esht e pamundur te gjesh kush i gjuan ... dhe i lumt dora kujt do qi i ka gjujt ktyre plenave

    Përgjigju
    • Bobby001: 20/03/2023 18:42

      O legen mashkull.Mos u mer me komente po lerja drejtesis te veproj sic po vepron.Ka dhe njerez te pafajshem ne kte bot po gjithsesi zoti do ti shikoj te gjith nje nga nje kush ka hyr ne hak J.H ☝️????

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë