Masat anti-COVID nuk ndalin infektimet në Greqi! 1,200 raste të reja vetëm mëngjesin e sotëm

Masat anti-COVID nuk ndalin infektimet në Greqi! 1,200 raste të reja vetëm mëngjesin e sotëm

Një qytetar duke kryer testin e COVID-19

Zgjatja e karantinës në Athinë të Greqisë duke sikur nuk po funksionon pasi numri i infektimeve me COVID-19 po rritet vazhdimisht. 

Ditën e djeshme është shënuar një rekord infektimesh, 2,147 raste, një shifër e cila ka pa u shënuar që prej 2 dhjetorit të vitit 2020.

Rekordi duket sikur po vazhdon pasi vetëm mëngjesin e sotëm, numri i infektimeve të raportuar nga COVID-19 është 1,200 duke ngritur alarmin në vendin fqinj.

Specialistët e sëmundjeve infektive në vend thanë se 2 ditët e fundit do të jenë ndikuese për vendimin në lidhje me lehtësimin e apo shtrëngimin e masave anti-COVID në zonat e kuqe në vend.

Sipas informacionit, specialistët e sëmundjes infektive do të shohin rrjedhën e pandemisë këtë javë dhe do të sugjerojnë një zgjatje të bllokimit për një javë.

Numri infektimeve nga COVID-19, ka shkuar 182,783, ndërkohë që ai i viktimave është 6,343 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Vaksinimi në vend ka nisur më 28 dhjetor të viti 2020 dhe pavarësisht se procesi po vazhdon, numri i infektimeve nga COVID-19 nuk di të ndalet. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës