Në një reagim për Report Tv, OSBE-ODIHR thotë se sondazhi online për Kuvendin e Shqipërisë i cili ngjalli polemika nga disa deputetë të opozitës, që “është pjesë e një auditimi gjinor që ODIHR po kryen me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë”. Pyetja që shqetësoi deputetët ishte gjinia me emërtimin “tjetër” si alternativë, përveç gjinisë femër apo mashkull.
“ODIHR mbështet vendet në të gjithë rajonin e OSBE-së në promovimin e pjesëmarrjes së barabartë dhe kuptimplote të grave dhe burrave në jetën politike dhe rritjen e barazisë gjinore në institucionet demokratike. Sondazhi online që ju përmendni është pjesë e një auditimi gjinor që ODIHR po kryen me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Ai u zhvillua nga ODIHR dhe u konsultua me Kuvendin përpara se të ndahej me të gjithë deputetët dhe stafin parlamentar. Auditimi gjinor synon të ndihmojë parlamentin të sigurojë që interesat e grave dhe burrave respektohen dhe mbrohen.
"ODIHR pranon se legjislacioni i Shqipërisë njeh vetëm dy gjini dhe kjo pasqyrohet në sondazhin online. Opsioni i tretë është praktikë e mirë ndërkombëtarisht për ata që nuk identifikohen me dy opsionet e tjera”, shprehet OSBE, duke theksuar se para se të ndahej me të gjithë deputetët, sondazhi u konsultua me Kuvendin.
“Auditimi gjinor synon të ndihmojë parlamentin të sigurojë që interesat e grave dhe burrave respektohen dhe mbrohen”, thuhet në reagimin për Report Tv nga zëdhënësja e OSBE, Katya Andrusz