Mashtrimi: Buxheti 2013, më i madhi,

Mashtrimi: Buxheti 2013, më i madhi,
Kryeministri Berisha dje ka pohuar një fakt të paqenë, duke thënë se buxheti i vitit të ardhshëm është më i madhi historikisht. Këtë frazë ai e përdor çdo vit kur kalon në qeveri apo në Kuvend ligji më i rëndësishëm i shtetit. Por, të paktën këtë vit ky pohim nuk i qendron realitetit. Berisha deklaroi se buxheti ka një shifër prej 409 miliardë lekësh. Vitin e kaluar, në fakt, buxheti ishte më i ulët, jo vetëm se kjo shifër, por edhe nga shifrat e dy viteve të mëparshëm, në kuotën e 397 miliardëve. Por, e njejta shifër, 409 miliardë lekë, është miratuar nga Kuvendi edhe në fund të vitit 2010 për buxhetin e shtetit të vitit 2011. Ndërkohë, më i madhi në shifra nga të gjithë buxhetet e deritanishëm ka qenë ai i vitit 2010: afro 411 miliardë lekë. Me sa duket, kryeministri iu referohet realizimeve të këtyre shifrave dhe jo asaj që është miratuar nga Kuvendi, që, sikurse e kanë vënë në dukje edhe ndërkombëtarët, ka qenë gjithnjë tepër euforike dhe jashtë realitetit.

Nga ana tjetër, duke e kaluar vetëm ditën e djeshme në shqyrtim të qeverisë draftin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, qeveria ka shkelur ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shëipërisë. Sips nenit 29 të këtij ligji, "Brenda datë 25 tetor, Këshilli i Ministrave miraton, me vendim, projektbuxhetin vjetor dhe programin afatmesëm, të rishikuar". Dhe, më tej: "Brenda datës 1 nëntor, kryeministri, në emër të Këshillit të Ministrave, i paraqet Kuvendit projektbuxhetin vjetor". Vonesa me gati një muaj tregon qartë vështirësitë për të hartuar këtë buxhet, por për këtë duhet mbajtur parasysh se qeveria ka shkelur një ligj dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Por, ligji për menaxhimin buxhetor është i tillë, që nuk përfshin asnjë lloj penaliteti. Në këto kushte, qeveria e ka shkelur me ndërgjegje atë, sa të gjente formulën e shkeljes edhe të ligjit tjetër, atë të borxhit publik.

dokumenta berisha

(dokumentet që tregojnë buxhetin)

GAFA, BERISHA "SHTON" 80 MIJË FAMILJE SHQIPTARE

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, kreu i Ekzekutivit deklaroi se rritja e pagave dhe pensioneve edhe vitin e ardhshëm do të bënte që prej saj të përfitonin 820 mijë familje shqiptare. Ndërkohë, në shifrat e paraqitura nga INSTAT-i në censusin e vitit 2011, numri i familjeve shqiptare rezidente përcaktohet shumë më poshtë se kaq. Sipas ketij censusi, familjet në Shqipëri janë 740.256. I bie që kryeministri të ketë shtuar, pa asnjë bazë reale, 80 mijë familje në inventarin e njësive familjare të vendit. Veç kësaj, ky pohim nuk është i saktë edhe për një arsye tjetër. Familjet që nuk kanë asnjë pensionist dhe asnjë të punësuar në administratë, nuk përfitojnë aspak nga rritja e pagave dhe pensioneve. Pra, ngado që ta kapësh, statistikat e ofruara prej kreut të qeverisë shqiptare nuk janë të sakta dhe mund të mendohet se kemi të bëjmë me dizinformim të qëllimshëm.

buxheti
(buxheti për vitin 2010)

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?