Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës goditi një skemë mashtrimi të sofistikuar, ku autorët dyshohet se përdorën inteligjencën artificiale për t’i marrë 100 mijë euro një 70-vjeçari, pronar i një pike këmbimi valutor, duke u shtirur si biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj.
Policia arrestoi Brian Sericën, 31 vjeç, dhe Skerdi Metën, 23 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim një 31-vjeçar. Sipas hetimeve, autorët i dërguan mesazhe 70-vjeçarit duke iu prezantuar si një person i njohur i tij. Për ta bindur më tej, duke përdorur një telefonatë në videocall, ku përmes inteligjencës artificiale manipuluan pamjen për t’i shfaqur kambistit fytyrën e biznesmenit Bashkim Ulaj, me të cilin 70-vjeçari kishte njohje.
"Jam Bashkim Ulaj, jepi 100 mijë euro", mësohet të kenë thënë ata.
Biseda me video zgjati vetëm pak sekonda, por ka mjaftuar që 70-vjeçari të besonte se kërkesa për paratë vinte nga vetë biznesmeni. Autorët i kërkuan 100 mijë euro, me pretendimin se do t’ia kthenin brenda pak orësh. I bindur se po komunikonte me personin që njihte, 70-vjeçari dorëzoi shumën prej 100 mijë eurosh tek një person që shkoi në subjektin e tij. Por, pasi afati i premtuar kaloi dhe paratë nuk u kthyen, kambisti telefonoi numrin nga i cili komunikuan, por ishte i bllokuar.
70-vjeçari kontaktoi më pas direkt Bashkim Ulajn, i cili i mohoi çdo dijeni për kërkesën dhe për marrjen e parave. Në këto kushte, 70-vjeçari bëri kallëzim në polici, duke vënë në lëvizje Krimin Ekonomik. Përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit mundën të gjurmojnë personin që mori shumën dhe mjetin me të cilin u largua. Automjeti rezultoi të ishte marrë me qira, çka i ndihmoi hetuesit në zbardhjen e mëtejshme të skemës dhe identifikimin e autorëve, të cilët janë nga Elbasani.
"Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, si dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2, pas kallëzimeve të disa qytetarëve për raste mashtrimi dhe/ose vjedhjeje në subjektet e tyre, u finalizuan, në 24 orë, 2 operacione për zbardhjen e këtyre krimeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale. Konkretisht:
-Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma”, u arrestuan shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. H., 31 vjeç.
Këta shtetas, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe duke iu prezantuar një 70-vjeçari, përmes mesazheve, si të njohur të tij, e kanë mashtruar 70-vjeçarin që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave dhe i kanë marrë 100 000 euro me justifikimin se do t’ia kthenin pas disa orësh. 70 vjeçari, pasi nuk ka marrë shumën e dhënë në orën e premtuar, ka njoftuar menjëherë Policinë.
Operacioni vijon për kapjen e shtetasit R. H., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka shkuar te subjekti i 70-vjeçarit dhe ka marrë shumën e eurove, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast", njoftoi Policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës ka arritur që të godasë grupin e mashtrimit që arritën ti merrnin 100 mijë euro 70-vjeçarit.
Ky i fundit kishte një pikë këmbimi valutor dhe kishte njohje me biznesmenin Bashkim Ulaj. Autorët e dyshuar i kanë shkruar 70-vjeçarit në emrin e Ulajt dhe gjatë bisedës e kanë marrë me videocall.
Biseda me video ka zgjatur pak sekonda ku përmes inteligjencës artificiale kambistit i ka dalë fytyra e biznesmenit Ulaj.
Në këto kushte 70-vjeçari është bindur se 100 mijë eurot ia kërkonte biznesmeni dhe i ka dorëzuar. Pas disa orësh kambisti ka telefonuar numrin që kishte folur, por autorët i kishin bërë bllok.
70-vjeçari më pas ka marrë në telefon numrin e Bashkim Ulajt, i cili i ka thënë se nuk kishte dijeni. Pas kallëzimit, Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës nisi hetimet ku përmes kamerave të sigurisë të personit që mori paratë arriti që të lokalizonte edhe mjetin që përdorën autorët, mjet që rezultoi i marrë me qira. Ndërkohë më pas blutë arritën të identifikojnë autorët, të cilët janë nga Elbasani.










Komente
Komento