Maturantët s'njohin simbolet e
matematikës, ja gafat e testit

Maturantët s'njohin simbolet e<br />matematikës, ja gafat e testit
TIRANE - Një pjesë e maturantëve nuk dinë as simbolet bazë të matematikës. Këtë gjë e kanë nxjerrë në pah korrigjimi i testeve të provimit të matematikës. Në disa raste maturantët i kanë shkruajtur simbolet me fjalë. “Ka pasur raste kur maturantë p.sh rrënjën katrore e kanë shkruar me fjalë dhe jo me simbole, si kjo ka pasur raste të barazimit dhe shumëzimit.

Por nuk kanë mjaftuar as rastet kur dorëzimi i fletës ka qenë e bardhë ,pa kryer asnjë veprim në të” shprehet drejtori i Agjencisë Kombëtare të provimit Alfons Harizaj. Por ka pasur raste kur maturantët kanë shkruar segmenti AB ═ X, pa bërë asnjë figurë. Sipas rregullores në këto raste maturantët do të ndëshkohen me s’kualifikim për shkak të kopjimit. Nota e tyre në dëftesën e maturës do të jetë katra.

Ndërsa në rastet kur kopjimi është masiv, testet do t’i nënshtrohen një procesi riverifikimi dhe nota e maturantëve  të dyshuar për kopje, shpallet më vonë se data e përcaktuar. Këtë vit korrigjuesit janë përballur dhe me ekstremin tjetër, zgjidhjen e problemeve me mënyra ndryshe nga e zakonshmja. Këto raste edhe pse të pakta, kanë hyrë në skemën e vlerësimit.

Sipas Harizaj në këto raste maturanti do të marrë pikët e ndërmjetme. Po sipas tij në të gjitha rastet vlerësuesit janë udhëzuar të shqyrtojnë këtë metodë të re zgjidhje, ta diskutojnë me drejtuesin teknik dhe ata vlerësojnë në bazë të përgjigjes që ka dhënë. Korrigjimi i provimit të matematikës po vijon normalisht. Deri në ditën e tretë janë korrigjuar mbi 15 e testeve.

“Deri tani janë korrigjuar mbi 10 mijë teste që do të thotë gati 1/5 e testeve janë korrigjuar. Deri tani janë vlerësuar me pikët maksimale dhjetë maturantë. Çka do të thotë  se kanë marrë dhjetë absolute,pra 50 pikë” shprehet Harizaj. Notat e provimit të matematikës pritet të dalin më datën 29 qershor, atëhërë kur është edhe afati i fundit i shpalljes së rezultateve.

ANKESAT

Ndërsa për ankesat që ka pasur nga maturantët për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ende nuk ka një numër të saktë. Pasi dje ka përfunduar afati për dorëzimin e ankesave në drejtoritë arsimore. “Sot (dje) ka përfunduar dorëzimi i kërkesave  në drejtorinë arsimore të maturantëve që duan të marrin fotokopje të testit të provimit. Ata më pas do na i sjellin.

Pra ende nuk ka një numër të maturantëve që kërkojnë fotokopjen e testit, në ditët në vijim do e kemi një numër” shprehet drejtori i AKP-së Alfons Harizaj. Sipas rregullit sot Drejtoritë Arsimore Rajonale do të dërgojnë në AKP, listën e maturantëve që kërkojnë fotokopjen e testit, bashkë me faturën e skanuar të çdo shkolle. Çdo maturant që ka kërkuar një fotokopje të testit i është dashur të paguajë një shumë prej 400 lekësh, në mënyrë që ta marrë atë.

Maturantët në fund të javës që vjen do i nënshtrohen edhe provimit  të  fundit të maturës 2013, që janë provimet me zgjedhje. Ata do të kenë nga 20 pyetje për provim. Provimet jepen të gjithë në një ditë dhe do të zgjasin 1.30 minuta secili. Pas daljes së rezultateve të tyre, nis përllogaritja se sa pikë ka fituar secili dhe sa i ka mundësitë për të fituar një shkollë të lartë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë