Mavraj me fjalë të mëdha për Reja-n, Lenjani: Panucci pretendonte të ishte më shqiptar se sa unë (VIDEO)

Për dy sfidat e rëndësishme të qershorit kundër Islandës dhe Moldavisë kanë folur sot dy futbollistët e Kombëtares Mërgim Mavraj dhe Emir Lenjani. Për Mavrajn ky është një rikthim pas dënimit që mori nga UEFA dhe futbollisti shprehet se ka gjetur një ambient tërësisht të ndryshuar:

“Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizoj këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq.

Më tej Mavraj pranoi se Liga e Kombeve kishte një ecuri për t’u harruar, ndërsa për trajnerin e ri Edy Reja shprehet:

“Duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende.”

Ndërkohë futbollisti Emir Lenjani komentoi për herë të parë vendimin që mori për të mos ardhur në kombëtare përsa kohë trajner të ishte Panuci:

Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale.

Në fund futbollistët kishin edhe një mesazh për tifozët:

Mavraj: “Gjithmonë do të mundohemi me shpirt dhe plot dëshirën me i kënaq njerëzit tanë.”

Lenjani: “E rëndësishme është të gëzojmë të gjithë shqiptarët nëpër botë. Të japim maksimumin dhe e rëndësishme është që gjërat të shkojnë mirë.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durres: 30/05/2019 18:58

    Amon me me mir tkishe ik amon.si struc futbollista demek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës