Viti 2017 do të sjellë diçka ndryshe për artdashësit shqiptarë.
Pikturat e Novecentos, kryeveprat e artit italian do të ekspozohen edhe për publikun shqiptar.
Pas Koncertit të Vienës në Tiranë më 2 Janar, në Shqipëri do të ekspozohet edhe një koleksion veprash origjinale në pikturë.
Ato do të ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 15 Janar deri në 2 Prill të këtij viti.
Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook njofton se kryeveprat e 'Novecentos' Italiane kanë mbërritur në Tiranë.
"Kryeveprat e Novecentos Italiane mbërrijnë në Tiranë. I pari koleksion pikturash origjinale të mjeshtrave europianë që ekspozohet në Shqipëri.
Një vit përgatitje e procedura speciale për një premierë të posaçme në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Ceremonia e hapjes në 15 janar" shkruan Rama.
[gallery]20526[/gallery]
dy.b/shqiptarja,com
/Shqiptarja.com

FOTO